Hyrja dhe dalja nga Shqipëria, Koja në Repolitix: Fenomeni 'Gruevski' do prekë edhe Ballkanin

Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi e cilësoi arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski jo si ndonjë gjë të madhe, e megjithatë, ai u shpreh se në rast se hyrja e dalja e tij nga Shqipëria do të ishin paralajmëruar ndoshta autoritetet edhe mund të ishin mobilizuar. Klosi u shpreh në Repolitix në nota shakaje, duke thënë se shteti maqedonas ndoshta mund ta ketë konsideruar si një borxh për t’u larë rastin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili në 1998 u arratis në Maqedoni pas një grushti shteti.

Ndërkohë që ish-kreu i SHIU-t, Ylli Zyla e cilësoi hyrjen dhe daljen e Gruevskit nga Shqipëria si një dështim të strukturave të sigurisë.

Nuk mund ta krahasojmë me kalimin e një krimineli, por Drejtoria e Kufirit dhe Shërbimi i Inteligjencës duhet ta kishte paraprirë këtë cështje, duhet të kishte një informacion që ai do lëvizte në Shqipëri. Fakti që ai ka kaluar në Shqipëri dhe nuk ka lënë gjurmë, përbën problem. Polici në pikën kufitare duhej ta kishte ndaluar automatikisht. Si duket polici i doganës është treguar i pakujdesshëm, ka parë një makinë diplomatike dhe ka krijuar besueshmëri.

Ylli Zyla, ish-kreu i SHIU-t

Ish-ministri Gjegj Koja nuk ndan të njëjtin mendim me Zylan. Ai u shpreh se arratisja e ish-kryeministrit maqedonas nuk ka të bëjë me sigurinë kombëtare të kufirit të Shqipërisë. "Ai nuk kishte urdhër arresti, por është problemi i Hungarisë. Sepse, në këto momente cështja e personazheve që kërkojnë azil politik, duhet të trajtohet konform  rregullave të Bashkimit Europian", tha Zyla. Ai vijoi më tej, duke thënë se “fenomeni i Gruevskit është një cështje e cila do të prekë padyshim vendet e Ballkanit dhe elitën politike të saj që dita ditës po udhëheq nën korrupsion. Edhe në Shqipëri po lëvizet në këtë drejtim, përmes reformës në drejtësi".

Ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria më datë 11 nëntor. Ministria e Brendshme e Malit të Zi theksoi se policia ka kryer të gjitha procedurat sikurse i kërkon ligji. Ndërsa policia shqiptare bëri me dije se Gruevski ka dalë nga Shqipëria si pasagjer në makinën e Ambasadës Hungareze. Në datën kur ish-kryeministri maqedonas ka dalë nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ai nuk ka qenë në kërkim. Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi më datë 13 nëntor 2018. Sa i takon hyrjes në territorin shqiptar, Gruevski ka hyrë përmes pikës kufitare të Bllatës në Maqellarë të Dibrës. Gruevski njoftoi personalisht përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" se gjendej në Hungari dhe se i kërkonte këtij shteti azil politik. Kabineti i kryeministrit Viktor Orban njoftoi fill pas kërkesës së Gruevskit se e kishte marrë në konsideratë kërkesën e ish-kryeministrit maqedonas duke marrë parasysh vitet e tij në këtë post por edhe rrethanat e sigurisë. Megjithatë, Hungaria bëri të ditur se çështja e Gruevskit do të trajtohet nga ana juridike dhe jo politike.

Mediat në Maqedoni raportojnë se pavarësisht arratisjes së tij, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë, në total për 10 vepra penale. Ndër to, është e përfshirë edhe ajo e abuzimit me detyrën. Konkretisht, gjatë qeverisjes së tij Nikolla Gruevski ka blerë një automjet tip Benz me vlerë rreth 600 mijë euro.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve