Hysaj fton tifozët të rikthehen 
Sadiku: Maqedonia na ka frikë 

Hysaj fton tifozët të rikthehen <br />Sadiku: Maqedonia na ka frikë 
Para ndeshjes me Lihtenshtejnin mbrojtësi kuqezi Hysaj u ka bërë thirrje tifozëve që të vijnë për të mbështetur kombëtaren duke lënë pas inatet dhe mëritë me FSHF.

“Duhet të shohim ndeshjen e parë me Lihtenshtejnin të fitojmë njëherë këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për Maqedoninë, e dimë që Maqedonia është një skuadër më e përgatitur por ne duhet të kalojmë njëherë Lihtenshtejnin dhe të shkojmë me entuziazëm drejt Maqedonisë.

Tifozët duhet të vinë gjithmonë ta përkrahin kombëtaren sepse ekipi përfaqësues nuk është si klubet që luan cdo javë, ne futbollistët vimë këtu për të përfaqësuar kombin tonë dhe tifozët duhet të vinë të përkrahin kombin e tyre.

Unë mendoj që tifozët shqiptarë na kanë mbështetur gjithmonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë”.

Ndërsa sulmuesi Armando Sadiku deklaroi se “Maqedonia na dërgoi në një stadium të vogël për shkak të frikës se mos mbushej me shqiptarë.

Sidoqoftë ne do të shkojmë atje me kokën lartë për të marrë tre pikë. Alisoki e pranon që jemi një skuadër më e fortë se ta.

Me Maqedoninë në Shkodër shënuam shpejt. Një gabim i yni solli barazimin, por gjatë gjithë kohës kishim kontrollin.

Nuk jemi më të fortë se ata, pasi janë një skuadër që ka element cilësorë, por unë besoj te grupi” deklaroi ai. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon