Hysaj në mesin e 100 lojtarëve më 
të vlefshëm në Evropë, 43mln euro

Hysaj në mesin e 100 lojtarëve më <br />të vlefshëm në Evropë, 43mln euro
Një renditje e bërë nga CIES në bazë të vlefshmërisë së lojtarëve në 5 kampionatet më të mëdha evropiane, e ka renditur Elseid Hysajn në vendin e 87 me vlerën prej 43 mln euro.

Hysaj ka lënë pas lojtarë si Buskets, Isko, Bonuçi, De Gea, etj.

Elseid Hysaj është një nga emrat më të lakuar mes mbrojtësve që luajnë në kampionatet evropiane dhe kjo renditje javore e CIES, do t’ja rrisë vlerat lojtarit të kombëtares që aktivizohet me Napolin.

Para Hysajt renditet Granit Xhaka i cili mban vlerën e 50.7 mln dhe është i 76 në këtë listë.

Vendin e parë në këtë renditje e mban ylli I Barcelonës Neymar me 210.7 mln i cili ka lën pas Messin që renditet i katërti me 151.7 mln dhe Ronaldon që ka rënë në vendin e 11 me 112.4 mln euro.

Ekipi hulumtues i CIES ka zhvilluar një qasje për të vlerësuar mbi bazën shkencore vlerën e transferimit të futbollistëve profesionistë. Modeli statistikor përmes të cilit llogaritet çmimi, ecuria e lojtarëve (minuta, qëllime etj), dhe karakteristikat (mosha, kontrata, etj), si dhe të dhëna për klubet e punëdhënësve dhe ato të rekrutimit potencial.

Kjo listë përfshin të gjithë lojtarët e 5 kampionateve më të mëdha evropiane, të cilët kalojnë vlerën e 40 mln euro dhe nga 100 lojtarët më të vlefshëm sipas CIES, 42 lojtarë luajnë në Premiere League.

hysaj

hysaj

hysaj

Redaksia Online

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria