PRISHTINË-Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti në takim pune ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, në veçanti për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Temë e veçantë e këtij takimi ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikës së Kosovës në INTERPOL.
Ministri Hyseni dhe ambasadorja Viets diskutuan aspekte të veçanta të përgatitjes për anëtarësimin zyrtar në këtë organizatë. Ministri Hyseni theksoi se "MPB-ja dhe Policia e Kosovës janë duke punuar në këtë drejtim. Për këtë do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Republikën Federale të Gjermanisë në mënyrë që edhe Kosova të anëtarësohet në këtë mekanizëm", thekson njoftimi i dërguar.
Gjithashtu u diskutua edhe për migrimin e jashtëligjshëm dhe numrin e madh të azilkërkuesve kosovarë në Gjermani. Ambasadorja Viets ritheksoi se të gjitha kërkesat për azil do të refuzohen dhe të gjithë ata qytetarë pastaj do të kthehen në Kosovë.
Ndërsa ministri Hyseni shprehu brengën dhe shqetësimin e madh të MPB-së dhe qeverisë së Kosovës për numrin në rritje të qytetarëve të Kosovës, të cilët po migrojnë ilegalisht në vende të ndryshme të Evropës.
"Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndalte migrimin ilegal. Për qytetarët e Kosovës lëvizja e lirë në zonën e Shëngenit do të ishte njohje e një e drejte të natyrshme. Liberalizimi i vizave do të ishte edhe ndëshkim për kriminelët dhe tregtarët me njerëz, të cilët po përfitojnë në kurriz të qytetarëve të ndershëm të Kosovës", tha ndër të tjera ministri Hyseni./ATSH/
/Shqiptarja.com