Një zarf me mjete identifikimi bullgare janë gjetur e sekuestruar nga policia e Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Torino: ku në pranga ka rënë edhe poseduesi i tyre, 34-vjeçari Xh.Skarra nga Paskuqani.

Sipas të dhënave të policisë së qytetit bregdetar, bëhet e ditur se, zarfi me dokumente të falsifikuar i është gjetur gjatë kontrollit të bagazheve të një kompanie transporti është gjetur edhe zarfi me karta identiteti dhe leje qarkullimi Bullgare të falsifikuara.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit policia ka nisur hetimet për të zbardhur emrat e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik dokumentacionesh që dyshohet se kanë përdorur linjën Tiranë-Torino.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)