I afërmi i Ritvan Zykajt rrëzon dëshminë e prindërve: Nuk ishte hera e parë që është parë me armë

I afërmi i Ritvan Zykajt rrëzon dëshminë e prindërve: Nuk ishte hera e parë që është parë me armë

I afërmi i Ritvan Zykajt

Pas masakrës së djeshme ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, një i afërm ka deklaruar për “Report TV” se kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari është parë me armë.

Sipas tij, më herët Zykaj dhe shokët e tij kanë dalë në fshat me armë dhe si pasojë janë ndaluar nga policia.

Kishte dalë edhe herë tjetër me armë. Kalamaj qenë atëherë ashtu u tha mendja, hajde dalim me armë dhe dolëm. I dëgjoi policia dhe erdhën e i futën brenda. Mbas asaj here nuk e kam parë më me armë. Ata janë zënë se i ka marrë ndonjë zog ai. Turp të thuash por unë mendoj që fajtor është babai i Ritvanit.

Ka dëshmuar një i afërm

Deklarata e të afërmit ka rrëzuar kështu atë të prindërve, të cilët kanë deklaruar përpara grupit hetimor se në shtëpinë e tyre nuk kanë pasur armë dhe se nuk e dinë ku e gjeti djali armën vrasëse kallashnikov. 


Lajmi kryesor:

Masakra në Selenicë/ Policia arreston autorin, fshihej afër vendit ku kreu krimin (Foto)


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian