TIRANE - Argita e Jamarbër Malltezi, bashkë më Shkëlzen Berishën, përkatësisht vajza, dhëndri dhe djali i Kryeministrit Sali Berisha kanë reaguar në lidhje me akuzat për deklaratat e pasurisë të deputetit socialist Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat Argita e Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berishën sqarojnë se të ardhurat e tyre janë me burime të ligjshme dhe janë kryer të gjitha detyrimet tatimore dhe vërtetohen lehtësisht në Institutin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.
“Në lidhje me spekulimet e fundit të z. Balla sqarojmë se të ardhurat tona janë të gjitha nga burime të ligjshme dhe të deklaruara në organet përkatëse. Të gjitha të ardhurat janë derdhur në rrugë bankare dhe për to janë shlyer, po në rrugë bankare, të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi. Sa më sipër vërtetohet lehtësisht nga deklarimet vjetore të pasurisë në ILDKP, institucion i cili hetoi dhe konstatoi vërtetësinë e deklarimit tonë të pasurisë ndër vite, por dhe deklarimet pranë organeve tatimore mbi të ardhurat personale vjetore”, thuhet në njoftimin për mediat.
Më tej në njoftim thuhet se të ardhurat e vajzës, dhëndrit dhe djalit të Kryeministrit Berisha janë në dritë të diellit, ndryshe nga kryetari i Partisë Socialiste që betonoi Tiranën dhe u akuzua publikisht nga ndërtuesit se u kishte kërkuar miliona euro në shkëmbim të lejeve të ndërtimit.
“I kujtojmë z. Balla se të ardhurat tona të deklaruara, të kontrolluara e të gjetura në rregull janë në dritë të diellit, ndryshe nga shefi i z. Balla i cili pasi betonoi Tiranën me miliona metër katror ndërtim dhe u akuzua publikisht nga ndërtuesit se u kishte kërkuar miliona euro në shkëmbim të lejeve të ndërtimit, deklaron si kursime jete 3 mijë euro, dhe se jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj tek mami meqë është i pastrehë”, thuhet me tej në njoftim.
Në fund të njoftimit Argita e Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berisha kanë paralajmëruar se këtë çështje do ta çojnë deri në gjykata dhe deputeti Balla nuk duhet të trembet port ë paraqitet me argumente.
“Përsa i përket trillimeve të vazhdueshme të z. Balla, kundër të cilit janë hapur nga persona të ndryshëm disa procese ligjore për shpifje, që prej një jave kemi pritur që ai të japë argumente për akrobacitë e tij spekulative. Meqë këtë ai nuk e bën, do t’i japim mundësinë të paraqesë argumentet e tij në gjykatë. E ftojmë të mos i shmanget si frikacak përballjes në gjyq”, përfundon njoftimi për mediat.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35