I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani u paraqit sërish në GJKKO në kuadër të seancës paraprake, i marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për deklarim të rremë pasurie. Vendimi nëse kjo çështje do të kalojë ose jo për gjykim pritet të jepet më datë 23 janar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Dogjani ka blerë një apartament në Tiranë në vitin 2006 vlerën 121.980 euro cash, por ndërkohë në ILDKPI në vitin 2010, kur ka nisur punë në këtë institucion, por edhe më vonë kur u bë deputet, ka deklaruar se apartamentin e ka përfituar përmes konsulenacve juridike që ka dhënë si avokat për firmën ndërtuese ‘Protial’.

Ligjvënësi i Partisë Demokratike në seancën e 10 janarit ka kërkuar pushim të çështjes me argumentin se ajo është parashkruar dhe se nuk ka asnjë fakt që e bën fajtor për akuzën që i ka ngritur SPAK.

SPAK dërgoi më 3 dhjetor 2024 për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie. Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase

Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase