Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse gjyqtari Ibrahim Hoxha do të qëndrojë në burg apo do të rikthehet në liri pas arrestimit të tij si i dyshuar për korrupsion. Është një kërkesë e bërë nga vetë gjyqtari Hoxha në Gjykatën e Lartë e cila pritet të shyqrtohet brenda muajit qershor. Aktualisht Ibrahim Hoxha gjyqtar në dhomën civile të Tiranës mbahet nën masë sigurie arrest me burg pasi dyshohet se kundrejt 600 mijë lekëve ai do të jepte një vendim për çështje pronësie në favor të shtetasit Dritan Jazenxhi.
Gjyqtari Hoxha u arrestua më 2 Maj nga sektori antikorrupsion në policinë e Tiranës dhe prokuroria e krimeve të rënda caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com