I akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, 60 ditë djegin Belerin, KQZ-ja i refuzon kandidimin në Himarë

I akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, 60 ditë djegin Belerin, KQZ-ja i refuzon kandidimin në Himarë

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme për verifikimin e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit i ka ndaluar kandidimin Alfred Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës.

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për Kryetar në Bashkinë Himarë, z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, i pavarur, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publik”. KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019" deklaron KQZ-ja.

Shkak për këtë vendim mësohet se janë bërë shkeljet që janë gjetur në formularin e dekriminalizimit. Ai ka qenë dënuar me 3 vite nga gjykata e Vlorës për nxitje të urrejtjes rreth 10 vite më parë dhe e kap ligji i dekriminalizimit.

Ai është penalizuar pasi është brenda periudhës së ndalimit, që do të thotë se ende nuk është rehabilituar. Periudha e ndalimit ose rehabilitimit që është 10 vite e përcaktuar, i përfundon një muaj pas zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet janë në qershor dhe Beleri është brenda periudhës së ndalimit, të cilën e përfundon në fund korrikut, prandaj është refuzuar kandidatura. Alfred (Fredi) Bejleri është një emër i njohur, pasi ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste  të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër.

Pavarësisht asaj që kishte ndodhur në 1994 në Gjirokastër, ai mori guximin dhe kandidoi për kryetar të bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015 në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë, por nuk arriti që të fitonte. Ndërkohë që kandidoi sërish tani por u rrëzua nga KQZ, ndërsa dosja e Peshkëpisë është rihapur.

Te gjitha vendimet e mbledhjes se sotme te KQZ-se

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

-       “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.32, ZAZ-së Nr.36, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

-      “Për kthimin për plotësim të listës shumemërore të kandidatëve anëtarë për Këshillat Bashkiak, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

1.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kuq e Zi, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

2.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Korçë, të Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

3.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Kamëz, të Partisë Fryma e Re Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

4.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Lezhë, të Partisë Balli Kombëtar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

5.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Durrës, të Partisë Kristian Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

6.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër, të Partisë Kristian Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019 

7.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Fier, të Partisë Fryma e Re Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

8.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Elbasan, të Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

9.      KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër, të Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

10.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Durrës, të Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

11.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Tiranë, të Partisë së të Drejtave të Mohuara, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

12.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Lezhë, të Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

13.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Tiranë, të Partisë Balli Kombëtar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

14.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Vlorë, të Partisë Balli Kombëtar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

15.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Durrës, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

16.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Elbasan, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

17.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Fier, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

18.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Kamëz, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

19.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Korçë, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

20.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Lezhë, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

21.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

22.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Tiranë, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

23.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Tiranë, të Partisë Balli Kombëtar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

24.  KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kanidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Vlorë, të Partisë Balli Kombëtar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019

-      “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për Kryetar në Bashkinë Himarë, z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, i pavarur, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publik”.

KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019

-      “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

1.      KQZ vendosi të rëfuzojë kandidaturën e z. Gjin Nika për këshillin e bashkisë Shkodër dhe të njoftojë Partinë Socialiste të Moderuar të zëvëndësojë kandidaturën Brenda afatit të parashikuar për dorëzimin e kandidatëve. 

2.      KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Alfred Alfredaj për këshillin e bashkisë Tropojë dhe njoftimin e Partisë Socialiste të Moderuar të zëvëndësojë kandidaturën Brenda afatit të parashikuar për dorëzimin e e kandidatëve. Gjithashtu, KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 09, për vazdhimin e procedurave për regjistrimin e listës shumemërore për këshillin e bashkisë Tropojë, Partia Socialiste e Moderuar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. 

-      “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak Pogradec, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Shkodër për vazdhimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, znj. Suzana Çollaku, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak. ​

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 18/05/2019 10:57

    Akoma mer fryme ky plera...

    Përgjigju
  • Poli: 17/05/2019 21:17

    Pse mo akoma ky fashist eshte ne liri,ai duhet te ishte pas hekurave ky fashist anti shqiptare si dhe Vangjel Dule.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025