I akuzuar për mashtrime financiare ndaj të moshuarve, arrestohet 24 vjeçari shqiptar në SHBA! Operonte me kompaninë e tij pa licensë

I akuzuar për mashtrime financiare ndaj të moshuarve, arrestohet 24 vjeçari shqiptar në SHBA! Operonte me kompaninë e tij pa licensë

Foto ilustruese

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar në Collier të SHBA-ve, nën akuzën e mashtrimit financiar. Marian Kola u vu nën pranga të enjten e kaluar nën akuzën se drejtonte një kompani të rreme të ajrit të kondicionuar që mashtronte klientët. Sipas mediave të huaja, Kola mashtroi një të moshuar duke përfituar nga ky i fundit shumën prej 14 mijë dollarëve.

Mësohet se i riu prej një viti operonte me biznesin e tij në instalimin e kondicionerëve. Ndërsa ndaj tij u bë një padi nga një 77 vjeçare të cilës i kishte montuar një sistem ajrimi pa asnjë lloj garancie dhe më pas i kishte marrë shuma të majme për shërbimet e tij po pa arritur t’i rregullonte problemin. E moshuara kisthe tentuar ta telefononte vazhdimisht por ai nuk i përgjigjej më telefonatave të saj.

Hetuesit thanë se Marian Kola gjatë dëshmisë së tij ishte i pavëtetë në ato që thoshte dhe se u zbulua gjithashtu se operonte me biznesin e tij pa pasur një licensë. Ndaj tij u mor masa e arrestit me burg për arsye sigurie që i dyshuari të mos ishte në gjendje të largohej drejt Shqipërisë të cilën e kishte vizituar 5 herë gjatë vitit të kaluar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik