Burg 45 ditor ka vendosur Gjykata për Vasil Mullajn, 61 vjeçarin nga fshati Erind i Lunxherisë, Gjirokastër, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj tre vajzave të mitura.
Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit ndaj tij ka zgjatur plot 2 orë, por me një ndalese 30 minutëshe pasi i pandehuri humbi ndjenjat pasi dëshmoi versionin e tij të ngjarjes. Ai ishte në grevë urie prej 3 ditësh, duke protestuar ndaj akuzave që rëndojnë ndaj tij dhe duke i cilësuar ato të pavërteta.
Sipas 61-vjeçarit, ai i kishte dëbuar nga oborri i shtëpisë fëmijët, që luanin me nipërit dhe mbesat e tij. Ai tha në gjyq se zhurma që shkaktonin fëmijët, ishte shumë e padurueshme, aq sa në një moment ka reaguar edhe duke i shtyrë fëmijët, veprime që u interpretua nga prindërit e tyre si ngacmim seksual.
Në dosjen e paraqitur nga prokurori Julian Çafka, oficeret e Policisë Gjyqësore kishin marre dëshmitë e prindërve të të miturve, të cilët pretendojnë se fëmijët e tyre janë ngacmuar seksualisht nga 61-vjeçari.
Avokati i të pandehurit, Bernard Aliko kërkoi prova të besueshme në Gjykatë, përtej pretendimeve të prindërve, që i konsideroi si t ë"fryra" për shkak të hesapeve të vjetra.
Në këto rrethana, drejtuesja e seancës gjyqësore, dha vendimin e arrestit me burg 45 ditor për Vasil Mullajn, derisa organi i akuzës të sjellë prova të tjera.
Komente











