I akuzuar për vrasje dhe plagosje, gjykata greke lë të lirë Ralf Farukun me kusht

I akuzuar për vrasje dhe plagosje, gjykata greke lë të lirë Ralf Farukun me kusht

Ralf Faruku

1706708220_gre.jpg

Gjykata e Athinës vendosi ta lërë me masën detyrim paraqitje dhe mos dalje nga vendi si dhe garanci pasurore prej 10 mijë eurosh, 48 vjeçarin, Ralf Faruku.

Sipas vendimit të gjykatës ndaj 48-vjeçarit mbeten akuzat për vrasje dhe plagosje me rrethana cilësuese. Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjet dhe deklaroi se është në dispozicion të drejtësisë.

Për momentin ai ndodhet ende në gjykatë pasi pritet vendimi nëse do të ketë penalitete për veprën penale të hyrjes së jashtëligjshme në vend ose jo, raporton Protothema.

Sipas mbrojtjes kjo akuzë është formale pasi Faruku u kthye në Greqi me marrëveshje me organet e rendit dhe ishte pjesë e hetimeve që organet greke po kryejnë për veprat penale që po hetohet.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ I akuzuar për vrasje e shpërthime me eksploziv, gjykata greke lë të lirë Ralf Farukun me kusht, mik i Alket Rizait


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë