DIBËR- Viktor (Xhevahir) Elezi është arrestuar nga policia e Dibrës pasi është dënuar për ‘vrasje me dashje’.

Sipas policisë ndaj 43-vjeçarit, banues në fshatin Pollazhan, në Dibër, Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, pasi hetimeve për vrasjen e Alban Kaloshit, të kryer në vitin 2017.

Në vitin 2017, Viktor Elezi u vetëdorëzuar në polici dhe asokohe tha se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi me Alban Kaloshin ka pasur lidhje shoqërore.

Kaloshi, pronar i një pike bastesh në Dibër, ishte goditur me plumb në kraharor. Krimi ndodhi në një lokal në fshatin Bllicë.

Për ngjarje në atë kohë u arrestua edhe Veli Titini “Për përkrahje të autorit të krimit”.