U kapën 143 kg kokainë në kontejnerin me banane, si u lirua nga burgu pronari i kompanisë 'Masabi Fruits'! SPAK ktheu dosjen, gjyqtarja e Durrësit e la të lirë për mungesë provash

DURRËS- Ka lënë qelinë e paraburgimit Klajdi Xibraku, i cili do të hetohet në gjendje të lirë për trafikimin e 143 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. 10 muaj pas arrestimit, prokuroria e nuk provoi dot implikimin e pronarëve të kompanisë ‘Masabi Fruits’ ndaj pronarët njëri pas tjetrit fituan lirinë në Gjykatën e Durrësit. Më herët ortaku i tij, në 18 janar gjithashtu ishte liruar. I arrestuar në 10 prill, Xibraku kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Report Tv mëson se vendimi për revokimin u mor nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit më 16 Shkurt. Gjyqtarja Shpëtime Pitaku caktoi "detyrim paraqitje" për Klajdi Xibrakun me argumentin që prokurori i çështjes Bledar Bejko nuk paraqiti prova të mjaftueshme për ta mbajtur në burg.

Por në të njëjtën kohë Report Tv mëson se prokurori nuk ka apeluar masën e sigurisë. Edhe për ortakun e tij  në kompaninë ‘Masabi Fruits’ Erion Petin akuza nuk ka ngritur pretendime të reja duke mos e apeluar vendimin e gjykatës. Më herët gjyqtarja Shpëtime Pitaku e kishte dërguar dosjen në SPAK për moskompetencë, por SPAK-u e riktheu dosjen në Shkallën e Parë të Durrësit. 

Peti dhe Xibraku nuk kanë pranuar përfshirjen e tyre në trafikun ndërkombëtarë dhe nuk kanë asnjë lidhje me kokainën e gjetur në kontejnerin e bananeve nga Ekuadori

Kokaina u gjet në konteinerin e kompanisë së bananeve ‘Masabi Fruits’, kompani në të cilën Xibraku ishte ortak bashkë me Erion Petin. Ky i fundit po ashtu u lirua nga burgu në janar të këtij viti. Në seancat e kaluara gjyqësore, Xibraku dhe Peti nuk kanë pranuar autorësinë e lëndës narkotike dhe përfshirjen e tyre në trafikun e drogës duke e mohuar se ishin ata që kanë porositur 143 kg kokainë në kontenierin me banane. Ata kanë pretenduar se kanë porositur vetëm bananet dhe se nuk kanë lidhje me lëndën narkotike.

Kujtojmë 143 kg kokainë u kap në portin e Durrësit më 10 prill ku ka qenë skaneri i kontrollit që zbuloi gjurmë të modifikimeve në kontenier dhe zbuluoi sasinë e madhe të drogës të vendosur në tavanin e konteinerit me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës.

Kokaina ishte e ndarë në 120 pako dhe kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALABBCAR ALSALAM ALZEYTUNI: 23/02/2022 11:05

    Gjërat e para në fillim! Porti i Durrësit ndodhet në situatën e “bazaar ballkanike”. Kjo duhet të merret nën kontroll! MBM dhe të tjerët nuk duhet të lejohen të trajtojnë "mallra të tjera", vetëm naftë dhe gaz. Ëndrra e Marinës duhet të përfundojë shpejt! Projekti i Portit të Ri duhet të ndalet menjëherë. Kompanitë gjermane dhe malteze duhet të krijojnë një "ndërmarrje të përbashkët" për të operuar portin aktual dhe, autoriteti portual duhet të mbyllet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus