TIRANE- I arrestuari Gjini Nika që dyshohet si ekzekutori i të fortit të Bulqizës Qerim Marku dhe Hasan Taljes në Tiranë, mendohet se vrasjet i ka kryer me pagesë. Policia dhe prokuroria e Tiranës ngrenë dyshime të forta se Nika, është pjesëmarës në dy vrasjet e sipëcituara dhe se implikimi i tij dyshohet të ketë ndodhur dhe në ngjarje të tjera kriminale. Si një person që është aktiv në tregtinë e kromit në Bulqizë, si dhe individ problematik dhe me precedent penalë, Nika tashmë është njeriu kryesor në vrasjen e Hasan Taljas.

Dyshimet policore flasin se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin pasi rezultojnë kushërinj, dhe se kohët e fundit biznesmeni Talja është konfliktuar me Nikën dhe persona të tjerë në Bulqizë, ku si çdo herë shkak i sherit kanë qënë nxjeorja e mineralit të kromit në galeritë e minierës së Bulqizës. Dyshimet e grupit të hetimit flasin se Gjini Nika është paguar nga persona të tretë, me qëllim eleminimin fizik të biznesmenit Hasan Talja. Ndërkohë veç këtyre dyshimeve, Gjini Nika sipas policisë së Tiranës rezulton person me precedentë penale dhe se është dënuar disa herë nga gjykatat shqiptare, për “Armëmbajtje pa lejë”, “Plagosje së lehtë me dashje” dhe “Falcifikim dokumentash”

Plagosja e Shehut
Sipas burimeve të policisë në 5 maj 2009 Gjin Nika së bashku me disa miq të tij kanë shkuar në Malin e Bardhë për të drekuar. Pas drekës ata janë ndaluar për të pirë kafe në afërsi të urës së re në Fushë- Bulqizë, tek lokali i shtetasit Faik Dedja. Në kohën që të tre të pandehurit po pinin kafe, i ka parë shtetasi Bujar Shehu, i cili ka patur konflikte më parë me shtetasin Gjini Nika, pasi ky e kishte goditur më parë. Shtetasi Bujar Shehu njofton dy vellezërit e tij, Shkëlqim dhe Eduard Shehu, të cilët kanë ardhur menjëherë dhe së bashku me shtetasin Bujar Shehu, i janë afruar tavolinës, ku po pinte kafe i pandehuri Gjini Nika.

Të tre vellezërit kishin marrë në dorë sende të forta për të goditur të pandehurin Gjini. Në momentin që i pandehuri Gjini Nika ka parë të tre vllezërit Shehu që po afroheshin me vrap në drejtim të tij, është ngritur dhe është larguar me vrap nga lokali. Shtetasit Shehu kur e panë se po largohej i pandehuri Gjini Nika, e kanë ndjekur me vrap dhe në kohën që shtetasi i është afruar shumë i pandehuri ka nxjerrë një pistoletë që e kishte me vete, ka qëlluar në tokë një herë, por kur ka parë se shtetasi Shkëlqim vazhdonte ta ndiqte, ka qëlluar përsëri dhe plumbi e ka kapur shtetasin Shkëlqim në putrën e këmbës dhe menjëherë ai ka ndaluar. Aty kanë mbërritur edhe dy vllezërit e tjerë, të cilët kishin mbetur mbrapa dhe e kanë marrë të dëmtuarin. Për këtë ngjarje Nika është dënuar me 1 vit burg.

Dënimi për falcifikim
I dyshuari si vrasës me pagesë, është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me 3 muaj burg për shkak se ka falcifikuar dokumentat e një automjeti tip BMW. Sipas vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë Nika ka ka falcifikuar një dokument që bëntë fjalë për hyrjen e automjetit në pikën doganore të Hanit të Hotit. Mjeti ka hyrë nga Mali I zi, ndërkohë që nga hetimi i prokurorisë rezultoi se dokumentat ishin falcifikuar. Për këtë ngjarje gjykata e dënoi Nikën me 3 muaj burgim.

5 maj 2009
Pikërisht në këtë datë Gjini Nika ka qëlluar me pistoletë shtetasin Shaban Shehu. Shkak i kësaj plagosje ka qënë një konflik i vjetër mes tyre dhe se ka ndodhur në lokalin e Faik Dedjas, ku Nika po pinte kafe se bashku me disa persona të tjerë.

Dyshimi i policisë
Hetimet e policisë së Tiranës ngrejnë dyshime se Gjini Nika ka kryer vrasje me pagesë. Hetuesin shprehen nën zë se Nika ka ezkekutuar kundrejt shumave financiare Qerim Markun dhe kushëririn e tij Hasan Talja, të dy biznesmenë në fushën e kromit.

Tregtia me krom
Mendohet se dhe vetë Nika në zonën e Bulqizës kryer aktivitet tregtar me kromin. Si pasojë e këtij aktiviteti ai është implikuar në ngjarje të rëndë, dhe se dyshimet policore flasin se aim und të jetë ekzekutori i Markut dhe biznesmenit Talja.
 
PD: Krimi sulmon, Tahiri bën paradën e sukseseve
Partia Demokratike ka vijuar dje sulmet e saj ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke theksuar se krimi në vend po bën kërrdinë. Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e PD-së rendit disa ngjarje kriminale të ndodhura së fundmi, si aksidenti tek rruga e Elbasanit ku një kalimtar gjeti vdekjen apo edhe shpërthimi me eksploziv të makinës së kryekomunarit në Vlorë. “Vetëm gjatë kohës së shkurtër që Ministri i Brendshëm po monologonte për arritjet e tij në krye të rendit, në Vlorë krimi sulmoi me tritol Kryetarin e Komunës Qendër, dhe në Tiranë një aksident në rrugën e Elbasanit mori jetën e një kalimtari. Ky është bilanci i vërtetë i rendit dhe sigurisë si rezultat i zhbërjes së policisë së shtetit nga Rama e Tahiri. Shqipërinë e ka marrë në dorë krimi, ndërkohë që Ministri i Brendshëm vazhdon paradën e sukseseve imagjinare në televizion”,- theksoi PD.

faksimile
          Në Foto: Faksimile e vendimit të Gjykatës së Apelit që dënon Nikën

 
Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)