Sulejman Sulo, personi i arrestuar sot nga policia e Tiranës si i dyshuar për vendosjen e eksplozivit të telekomanduar poshtë automjetit të biznesmenit Nuredin Suli, ka mohuar akuzat e policisë duke pohuar se ai ishte përpjekur disa herë të pajtonte dy familjet, madje këtë gjë sipas tij, e ka bërë dhe përpara se të vitej Naim Suli nga dy nipat dhe vllai i tij në 2012.

Megjithëse policia e Tiranës ka dyshime se Sulejman Suli është organizatori i këtij atentati me eksploziv të mbetur në tentativë, ai gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur të mohojë çdo akuzë. 

Në dëshminë e tij që ka dhënë Nuredin Suli, (objektivi i atentatit të djeshëm) para gjykatës së Fierit ku zhvillohej gjyqi kundër Gëzimit Sulos, dhe dy djemve të tij ka rëfyer në 2014 se “...rreth 2-3 ditë pas konfliktit, vëllai i të pandehurit Gëzim Lulaj, shtetasi Sulejman Sulo ka shkuar në vendin e tij të punës dhe ka takuar vëllain e tij Namik Suli dhe i ka kërkuar që të bisedonin për të mbyllur këtë konflikt, duke i ftuar edhe për një kafe në shtëpi.

Ai së bashku me vëllain Namik Suli, pasi kanë biseduar edhe me viktimën Naim Suli, kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Sulejman Sulo,ku ka qënë i pranishëm edhe i pandehuri Gëzim Lulaj. Ata kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe kanë vendosur që të mbyllnin konfliktin mes tyre...”-ka rëfyer në gjyq Nuredini.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)