LEZHE- Nuk e kanë pritur aspak mirë familjarët e Aleks Nikes,vendimin e gjykates qe u dha lirine gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit. Edhe pse kanë pritur 2 vite për të parë drejtesinë të vihet në vend, si ngushëllim i vetëm për humbjen që pësuan më 21 janar 2011, ata janë të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare.
’Gjaku do të lahet vetëm më gjak. Ne e dijmë autorin e vrasjes së djalit tonë” Është ky reagimi i babait të Aleks Nikës nga Lezha nje ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila la të lirë të dyshuarit për vrasjet e 21 Janarit. I moshuari, Ndue Nika, thotë se vendimi i së enjtes ishte një vrasje e dytë për familjen e tij dhe se tani nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm bërja e vetëgjyqësisë.
I tronditur nga vendim i Gjykatës, i moshuari që Aleksin e kishte djalë të vetëm dhe tani në shtëpi ka nusen e tij dhe i duhet të rrisë dhe dy vajzat e mitura jetime, mes trishtimit tregon se një vrasje të dytë të tillë e priste pasi vendimi i gjykates sipas tij u diktua nga presionet e qeverisë dhe Kryeministrit Berisha.
“Vendimi i Gjykatës nuk është rastësor, pasi e kemi pritur diçka të tillë, por lirimi i autoreve të vrasjes së vëllait tonë është një vrasje e dytë.”- të thotë dhe motra e Aleks Nikës, Dalina Nika. Ajo shton se nuk do ta falë vrasjen e vëllait.
Edhe gjatë ditës së djeshme familjarët e 4 të vrarëve të 21 janarit 2011, reaguan tepër të indinjuar ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila i jep pafajësi ish-Komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe gardistit, Agim Llupo. Familjarët e Faik Myrtajt, Hekuran Dedës, Ziver Veizit u shprehën se rruga e mbetur është hakmarrja. "Gjaku lahet me gjak" tha dhe djali i Faik Myrtajt.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com