Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i është bashkuar shqetësimit të studentëve mbi tarifat dhe pagesat që detyrohen të paguajnë për t'u arsimuar.
Përmes një deklarate, Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë shprehet se gjendja nuk rregullohet vetëm me anulimin e një pike të VKM-së. Sipas tyre, kërkohet edhe ndërhyrja deri në amendime të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe akteve të tjera nënligjore.
Duke u shprehur se për problematikat kryesore të trupës universitare ka shkëmbyer mendime me pedagogë e studentë, kryesia e S.P.U.SH ka adresuar 5 kërkesa ndaj autoriteteve përgjegjëse.
Deklarata e Kryesisë së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë
Lajmi kryesor: