Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit dy persona të maskuar me një motoçikletë kanë kërcënuar dhe qëlluar me armë shtetasin Alban Luka, më konkretisht në afërsi të fshatit Daragjat. Burime bëjnë me dije se dy personat në fjalë i kanë bërë pritë Lukës, i cili po udhëtonte me një mjet tip benz.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Luka në polici, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e mjetit duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik drejt 'Benzit'. Ndërkohë nuk hidhet poshtë edhe mundësia që ngjarja mund të jetë e stisur. Policia po heton edhe në këtë drejtim pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më para.

Plumbat mbi makinë