“I bëri Rilindja udhëheqës nga asgjëja”, Manjani fshin statusin pas telefonatës së Veliajt: Më sqaroi si ndodhi

“I bëri Rilindja udhëheqës nga asgjëja”, Manjani fshin statusin pas telefonatës së Veliajt: Më sqaroi si ndodhi

Ish-ministri Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ishte ndër politikanët e parë që reagoi pas lajmit se në një çerdhe në zonën e Ali Demit, kishte patur një shpërthim të bombulës së gazit. Në një status në Facebook, Manjani shkruante se qytetarët s’mund të kenë shpresa tek udhëheqësit e Rilindjes. Ka qenë telefonata e kryebashkiakut Erion Veliaj, që e ka bërë të ndryshojë mendim.

Në një status të dytë, Manjani thotë se Veliaj e ka sqaruar se shpërthimi nuk ka ndodhur në çerdhe por në një godinë ngjitur.

"Kryetari i Bashkisë reagoi menjëherë pas statusit tim, për lajmin e shpërthimit të bombulës. Më sqaroi se çerdhet nuk kanë bombula dhe se ai shpërthim ka ndodhur në një godinë tjetër ngjitur me çerdhen. Ne këto kushte, konsiderova të arsyeshme të fshi statusin e mëparshëm, sepse nuk mund ti lejoj vetes të komentoj mbi ngjarje të pa vërteta! Mendimi kritik mbetet, por gjithnje i bazur në fakte!”shkruan Manjani.

Postimi i fshirë në Facebook:

Postimi i dytë

Zjarri në magazinën e çerdhes në “Ali Demi” u raportua mëngjesin e sotëm fillimisht nga Policia, më pas pati një reagim nga zyra e shtypit pranë bashkisë Tiranë ku u tha se nuk ka patur zjarr në çerdhe dhe territorin e saj, por jashtë këtij perimetri.

Policia raportoi në mëngjes se zjarri shpërtheu në magazinën e kopshtit, ndërsa 2 orë më vonë, zyra e bashkisë nënvizoi se territori nuk i përkistë kopshtit të rikonstruktuar 3 vite më parë nga kryebashkiaku Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 16/08/2018 22:05

    Shum i trembur po dukesh o breshke se yll se meriton Ta zbuluan vilen e shitur ne Marikaj o qyq .ke qene minister dhe te pret vetingu o avukat pordha .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki