I besuari i Berishës merr në dorë fushatën e PD! Kush është Alfred Rushaj

TIRANË- Në reagimin e tij të parë si drejtor i fushatës së PD, Alfred Rushaj zgjodhi të bënte një paralelizëm të dëshirës së shqiptarëve për tu larguar sot,  me 30  vite më parë. Për Rushaj, të cilit Basha i besoi  drejtimin e fushatës elektorale që synon ta nxjerrë fitues, 30 vjet pas eksodit të korrikut, të vitit 1990, shqiptarët vijojnë të mbajnë  sytë nga Europa, si e vetmja alternativë për të jetuar normalisht.

"30 vite më vonë shqiptarët vazhdojnë të largohen ndërsa Rama me gënjeshtrat, paaftësinë dhe pamundësinë që i ofroi qytetarëve e shndërroi largimin nga Shqipëria si alternativën kryesore për të jetuar normalisht. Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qenë 20.500. Një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit! Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot me dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij", shkruan Rushaj në tëitter.

Alfred Rushaj është një emër i njohur për demokratët, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha.  Ai ka shërbyer si Zëvendës Ministër i  Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Nga viti  1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh),  ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, por ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri. Ai gjithashtu ka qenë pedagog i Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë nga viti  1999 deri në vitin 2004.   Ndërsa ka qene në krah të ish ministrit Ritvan Bode, i cili ka qenë kritik ndaj strategjive të Bashës në PD, Rushaj rikthehet sot në Partinë Demokratike në një post kyç duke organizuar, programuar dhe adresuar problemet e fushatës së hershme të selisë blu.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari