I besuari i FSHF-së rimerr kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, shfuqizohet Prodani (DOKUMENTI)

I besuari i FSHF-së rimerr kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, shfuqizohet Prodani (DOKUMENTI)

Krenar Alimehmeti dhe Eduard Oridani

Eduard Prodani nuk është më kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Në një njoftim të fundit FSHF sqaron se kjo shoqatë është mbledhur nën drejtimin e kryetarit Krenar Alihmeti, i zgjedhur fillimisht në fillim të 2022, por që më pas u shfuqizua me një vendim gjykate për mbajtjen e zgjedhje të parregullta, pasi kishte pretendime për numrin e anëtarëve.

Për rrjedhojë gjykata e Tiranës njohu si kryetar kandidatin tjetër Eduard Prodani, i cili më 1 maj 2022 është konfirmuar edhe nga FSHF-ja. Mirëpo sot, më 21 shkurt të 2023, gati një vit më pas ‘ringjallet’ Krenar Alimehmeti. Mësohet se për këtë ka patur një vendim gjykate, që shfuqizon të parin. Report Tv ka kërkuar vendimin e gjyakatës nga FSHF, që është vënë në dispozicion dhe ku thuhet se më 27 korrik një tjetër vendim njeh për kryetar Alimehmetin.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e Gjykatës)

Në statutin zgjedhor të FSHF-së thuhet se 50% e votave janë nga shoqatat rajonale të futbollit, një prej tyre edhe ajo e Tiranës që është më e madhja nga shoqatat. 6 nga 26 votat e shoqatave rajonale janë të Tiranës.

 

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë