I biri akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra babai polic Dilaver Velo

I biri akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra babai polic Dilaver Velo

1672749256_1672746383velo7.jpg

Efektivi i policisë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra pasi i biri Albano Velo është arrestuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës.

“Menjëherë pas ndalimit të Alban Velos, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka  bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu  Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

Hakmarrje për vrasjen e shokut pas 6 muajsh, organizoi atentatin dhe ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari! Në kërkim autori tjetër


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç