TIRANË – 6 muaj i janë dashur Albano Velos, djalit të efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022.

30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet është vënë në pranga në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. Ai kishte monitoruar lëvizjet e tij dhe duket se ka pritur që të vijë në Shqipëri për ta vrarë në bashkëpunim me 44-vjeçarin e identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së Papës. 

Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën dhe ditën e ngjarjes kur sapo ishin kthyer nga jugu arritën realizimin e krimit pranë një lokali në Selitë. Në kuadër të operacionit ‘Eagle Eyes’, forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe automjetin tip ‘Audi’ të përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas krimit. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular. Para hetuesve të policisë, Albano Velo ka mohuar autorësinë e vrasjes, qëndrim të cilin e mbajti edhe para gjykatës në seancën për caktimin e masës së sigurisë. Ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Në rrjete sociale Albano Velo reklamon jetën e luksit, teksa nuk mungojnë makinat e shtrenjta dhe tufat me para. Ndërkohë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra si inspektor i Komisariatit nr.4 sapo është vënë në pranga i biri.

Hetuesit dyshojnë se vrasja e Papës të jetë bërë për hakmarrje, teksa e lidhin atë me ekzekutimin e Sadikajt. Policia është e rezervuar në dhënien e detajeve, por mendohet se po punohet ngushtë për zbardhjen e vrasjes së Sadikajt, e mbetur e pazbardhur edhe pas më shumë se gjashtë muajsh. Një tjetër pistë e dyshuar për vrasjen e Papës është raportuar larja e hesapeve për një sasi prej 700 kg kanabis që solli edhe ekzekutimin e 2 shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë. Urdhri dyshohet se u dha nga Klodian Lekocaj, i burgosur në Greqi. Por pas lidhjes së Sadikajt me autorin e vrasjes së Papës, kjo pistë mund të rrëzohet. 

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.  Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

Si u vra Aleksandër Sadikaj?
Më 11 qershor, 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj, ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
I biri akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra babai polic Dilaver Velo

1672749256_1672746383velo7.jpg

Efektivi i policisë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra pasi i biri Albano Velo është arrestuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës.

“Menjëherë pas ndalimit të Alban Velos, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka  bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu  Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra”, njofton policia.

Ora 13:13
FOTO e fundit e Albano Velos para se të arrestohej, si tentoi të humbte gjurmët nga vrasja e Edmond Papës

1672748124_finalprojekt.00151920.Still004.jpg

Albano Velo, postimin e fundit në Facebook e ka në datën 22 dhjetor 2022 në Paris, në shoqërinë e dy miqve të tjerë, në përpjekje për të humbur gjurmët në lidhje me ekzekutimin e Papës. Në Facebook rezulton se përgjatë gjithë muajve të tjerë nuk ka asnjë postim, të paktën që prej prillit, pak kohë para se të vritej miku i tij Aleksandër Sadikaj. Teksa më herët ishte aktiv me foto të shumta, duke treguar edhe jetën e luksit.

Ora 12:45
Vrasja e Edmond Papës, FOTOT e autorit me babanë polic, armë, tufa me para dhe makina luksoze

Albano Velo, djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, dyshohet si organizator dhe autor i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë ato me babain polic dhe Albano e shoqëron me shkrimin: “Në flagrancë duke përdorur telefon në orarë të punës”.

Po ashtu, Velo shfaqet në fotografi me armë, tufa me para e makina luksoze. 30-vjecari ishte mik me Aleksandër Sadikajn, i cili u vra në qershor të vitit 2022. Ai është fotografruar shpesh në rezortin e Sadikajt në Memaliaj bashkë me shokë të tjerë.

Ora 12:04
Vrasja e Edmond Papës në Tiranë, autori, djali i një polici në Tiranë u largua nga vendi 4 ditë pas krimit! U kap në Rinas kur u kthye nga Franca

1672742725_106201986318686893804845926833422890942147n.jpg

Albano Velo rezulton të jetë larguar nga Shqipëria katër ditë pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Është vënë në pranga në aeroportin e Rinasit gjatë kthimit nga Franca. Ai është djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo. Ditën e atentatit, me bashkëpunëtorin e shpallur në kërkim kanë ardhur nga jugu.

Ora 11:29
Gjykata Penale e Tiranës lë në burg Albano Velon për vrasjen e Edmond Papës, 30 vjeçari mohon përfshirjen në ngjarje

1672742604_VELO.jpg

Gjykata Penale e Tiranës lë në burg 30-vjeçarin Albano Velo. Përpara gjykates ai ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Edmond Papës.

Ora 10:22
FOTO/ Kush është 30-vjeçari nga Përmeti që organizoi atentatin ndaj Edmond Papës dhe e vrau me 9 plumba, u hakmorr për Aleksandër Sadikajn

 

Report Tv ka siguruar fotografinë e 30-vjeçarit Albano Velo, lindur në Këlcyrë Përmet që organizoi atentatin ndaj Edmond Papës dhe e ekzekutoi me 9 plumba në Tiranë. Velo mund të jetë hakmarrë për shokun e tij Aleksandër Sadikaj, i vrarë më 11 qershor të vitit 2022.

1672742543_finalprojekt.00283803.Still006.jpg

 

Albano Velo dhe Aleksandër Sadikaj

1672737758_albanovelo.jpg