Tre ditë më parë, një sherr për një vajzë mes të rinjve i mori djalin e vetëm Mirela Kuçit në Elbasan. Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllanë e tij, Mikel Kovaçin, 19 vjeç, është qëlluar me thikë për vdekje nga Ardit Hida, 24 vjeç, i cili më pas u arrestua dhe pretendon se Mikeli i kishte ngacmuar motrën.
Mirela Kuçi, në gjendje të rëndë psikologjike, tregon amanetin e fundit të djalit të saj, që ishte pikërisht vëllai i tij.
"Mua më njoftuan dhe shkova. E gjeta fëmijën shtrirë, tek dera e spitalit nuk foli më. E gjeta çunin unë dhe e ngrita. E futa tek dera e spitalit, aty më përqafoi dhe më tha amanet vëllain dhe amanet gocën. Pastaj nuk foli më. E dha jetën në derën e spitalit", thotë Mirela.
Ajo kërkon drejtësi dhe thotë se autori duhet të kalbet në burg ndryshe do ta bëjë ajo vetëgjyqësinë.
"Unë dua të drejtën e fëmijës tim. Më iku gjithë ai div. Ai të kalbet brenda në burg, unë djalin nuk e kam me të meta mendore. Ai gjallë nuk rri nëse del nga burgu, do të jem unë shkaktare që ta vras. Siç më iku djali im 26-vjeç dhe ai do të shkojë atje ku shkoi djali im", vijon ajo.
Sipas nënës së viktimës, 'molla e sherrit' motra e autorit është një vajzë që konsumon lëndë narkotike. Madje Mirela kërcënon se do ta vrasë atë.
"Ajo vajza pinte droge. Unë vetëm në mos e takofsha. Siç më vdiq djali mua do të vdesë dhe ajo. Unë do marr një litër benzinë dhe do ta djeg. Ashtu siç iku çuni do të ikë dhe ajo. Unë nuk e lë gjallë. Ky i madhi nuk kishte asnjë kontakt me të, punonte gjithë ditën. Se ç'ka bërë ky i vogli unë nuk e di. Familja e tyre nuk na ka kontaktuar", thotë ndër të tjera Mirela Kuçi.
Ngjarja që tronditi Elbasanin ndodhi mbrëmjen e 5 nëntorit, ku një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasje. Florenc Kovaçi, 26 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi 19 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia ka arrestuar edhe autorin e krimit, i cili e ka pranuar autorësinë e vrasjes. Në pranga ka rënë Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese". Florenc Kovaçi dhe Mikel Kovaçi ishin vëllezër nga babai.
Autori Ardit Hida, viktima Florenc Kovaçi dhe i vëllai Mikel Kovaçi
Lajmi kryesor:
Vajza paska 2 vjet qe shperndan lende narkotike, pra qe 12 vjec.Ku eshte roli i shkolles dhe shtetit ietu? Kjo vajze duhej te hiqej nga ajo familje dhe te vendosej pergjithmone ose nen kujdesin e strukturave sociale. Nuk mund te themi familja, familja dhe vetem kaq.
PërgjigjuAman moj gazetare po lereni te shkreten se zemra e saj e di. Si sju vjen keq
PërgjigjuMire e ka theksuar xha Sulo protagonisti i filmit Kapedani qe sebepi i sherrit eshte femra. Ngushullimet me te sinqerta nenes se djalit zoti i dhente fuqi qe te perballoje dhimbjen ai qe i mori jeten burgun e ka kapak floriri ai do varur mu tek Rrapi i Bezistanit ne qender te Elbasanit.
Përgjigju