Florenc Kovaçi mbeti i vrarë 3 ditë më parë në Elbasan, pasi bashkë me të vëllanë u përfshinë në konflikt me Arditën Hidën. Ky i fundit goditi me thikë për vdekje 26-vjeçarin Kovaçi dhe plagosi rëndë të vëllanë, Mikel Kovaçi. Autori ka pranuar krimin, ndërsa gjykata vendosi sot ndaj tij masën e sigurisë 'arrest me burg'.
Pas këtij krimi të rëndë duket se qëndron një plagë e rëndë sociale, siç është marrëdhënia seksuale me të mitur dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Mirela Kuçi tregon për Report Tv me dhimbje momentet e fundit të të birit. Ajo deklaron se i biri u përfshi në konflikt për të mbrojtur vëllanë nga babai, 19 vjeçarin Mikel Kovaçi, i cili kishte një lidhje intime me motrën e autorit të krimit. Mirela Kuçi kërcënon me vetëgjyqësi, nëse gjykata nuk do të japë dënim maksimal për 24 vjeçarin Hida.
Nga ana tjetër janë familjarët e autorit, Ardit Hida, të cilët kanë deklaruar për Report Tv se ai e ka kryer krimin për të mbrojtur të motrën 14 vjeçe që shfrytëzohej për prostitucion dhe shpërndarje narkotikësh nga dy vëllezërit Kovaçi.
Këto pretendime i ka artikuluar gjyshja e Hidës, ndërsa vetë vajza e mitur ka pranuar se ka shpërndarë lëndë narkotike për një vit e gjysmë. Ajo tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.
Pas këtyre deklaratave të forta në media, të dy familjeve Kovaçi e Hida pritet që policia të zgjerojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që prodhoi krimin e rëndë.
ELBASAN- 14-vjeçarja nga Elbasani, në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ronaldo Gjoshi, ka treguar me detaje se si ka ndodhur sherri mes vëllait të saj dhe 2 vëllezërve Kovaçi, njëri prej të cilëve, Florenci humbi jetën. E reja ka treguar se ajo ishte duke pritur Mikel Kovaçin, 19 vjeç me të cilin kishin një raport më të tepër se shok, dhe në atë moment ka parë që ka ardhur vëllai i saj, 24 vjeçari Ardit Hida, i nxehur dhe që kishte dhe thikë me vete. Vajza tregon se fillimisht djemtë kanë debatuar dhe janë ofenduar me njëri-tjetrin, dhe më pas Arditi, ka qëlluar fillimisht Mikelin, ky i fundit ka ikur me shpejtësi me shokun e tij, Rezartin, dhe më pas ka qëlluar Florencin afër zemrës. Si pasojë e plagëve, 28 vjeçari ka ndërruar jetë.
E reja është shprehur se Arditi, pasi vrasjes ka shkuar në një lokal, ka larë thikën dhe më pas ka shkuar në shtëpi dhe ka fjetur gjumë për rreth 3 orë. Madje ajo ka treguar pwr Report Tv edhe bisedën me gjyshen dhe mamin, që u ka thënë se “po priste policinë pasi kishte vrarë 2 persona”.
14-vjeçarja ka treguar gjithashtu, se prindërit e saj ishin kundër lidhjes me Mikelin, i cili ishte i plagosur, madje është shprehur se së bashku konsumonin lëndë narkotike, madje prej 1 viti e gjysmë edhe ka shpërndarë drogë. Flitet se vëllai i viktimës ka pasur një video indime me të, por e reja thotë se nuk ka pasur dijeni.
Si ndodhi ngjarja?
Ishim te Sporti i vjetër, dhe isha duke pritur vëllain e atij që vdiq dhe një shokun e tij, Rezarti që ishte me ne dhe po prisja Florenc Kovacin, vjen Mikeli, pastaj vjen vëllai im dhe unë e shoh, e shoh të inatosur, dhe i them që të lutem që të mos ndodhin konflikte se unë e kam vëlla se po e shoh që është ketë, afrohet, ofendime nga të dyja palët, dhe pastaj ai nxjerr thikën, Mikeli ishte ulur, e shty vëllain dhe i them të lutem mos, dhe u ngrit Mikeli dhe donte të ikte sepse të shohësh një person ashtu e dinte se çdo të ndodhte, vëllai im i gjuajti, për punë sekondash, një herë, as nuk e mbajti thikën, Mikeli mban dorën te pjesa që e gjuajti dhe ikën me vrap me personin, me shokun e Mikelin, ikin me vrap të dy, Florenci ishte aty, ai donte të ikte po ishte shumë afër me vëllain tim dhe e kapi, i tha “hajde këtu”, dhe e merr vëllai, e kap me forcë dhe e pyet, kush janë kush nuk janë, por vëllai po e provokonte, që ta merrte vesh, po vëllai e dinte, se siç thotë Policia e Elbasanit, janë debatuar edhe më parë, dhe e kap Florencin dhe i gjuan në krahun e zemrës, unë e shoh, ulet Florenci për tokë, e ngre dhe e tërheq deri aty ku e kanë gjetur trupin e Florencit. Pastaj kishte ikur te lokali, kishte larë thikën, kishte ardhur në shpi, erdhi, u ndërrua, fjeti gjumë, pas 3 orësh vjen Policia, RENEA, Shqiponja, unë isha në shpi, në atë momente, se para se vëllai të çonte Florencin aty ku e gjetën, mua më tha vëllai ik në shpi, vjen gjyshja, kishte marrë mamin në celular, dhe i kishte thënë që “ma më duket se kam vrarë 2 persona”, ishte i vetëdijshëm për atë që kishte bërë, i thotë gjyshes, dhe po pres policinë në shpi, se e dinte se ca kishte bërë, i vënë prangat vëllait, marrin dëshminë time.
Çfarë lidhje ke pasur ti me dy vëllezërit?
Me atë që vdiq, Florencin, e njihja prej Mikelit, me këtë të fundit, e kisha më tepër se shok, se nuk dua të përdor fjalë të mëdha, dhe rrija gjithmonë me atë, vura familjen time, nuk e dëgjova, pinim lëndë narkotike bashkë.
Çdo njeri aty kishte fajet e veta, molla e sherrit isha unë, pastaj, këta ishin konfliktuar në fillim dhe një vëlla kur e sheh motrën e tij ashtu nuk e ka të lehtë, me Arditin e kisha më shumë e vëlla, shok, mam bab, se jemi rritur vetëm me gjyshen. Nuk e kam të thjeshtë kur e shoh vëllain ashtu.
Keni tentuar që të takoheni me familjen e të ndjerit?
Nuk kam shkuar, por të nesërmen, shkova afër lagjes, ku e kishte shpinë Florenci, thjesht doja ta dija se çfarë kishte ndodhur, e marr vesh nga x person, që me thotë “mos u duk fare, shfarosur nga ky vend”, se po të pamë , të vramë", pastaj nuk dal nga shtëpia.
Zef Kovaçi, babai i dy vëllezërve në Elbasan që u përfshin në një përleshje me thika dhe njëri prej tyre, Florenc Kovaçi mbeti i vdekur ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me akuzat se kishin shfrytëzuar një 14-vjeçare për prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike.
Zef Kovaçi tha se Mikeli është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse goditjen e ka shumë të thellë. Ai ka treguar një rast kur nëna e 14-vjeçares i kishte shkuar në shtëpi në mes të natës për të kërkuar vajzën, por ajo ndodhej në vend tjetër. Sipas tij “e mitura merr njerëz në qafë”.
Sa i përket akuzave për shitje të lëndëve narkotike, Zef Kovaçi tha se djemtë e tij bënin punë të ndershme dhe nuk kishin asnjë lidhje me drogën. Për marrëdhënien e Mikelit me të miturën, sqaroi se djali nuk donte të kishte kontakt me të, por ajo gjente Florencin nga i cili kërkonte të mësonte vendndodhjen e të vëllait.
Zef Kovaçi: Mikelin e kam të sëmurë jashtë rrezikut për jetën. Goditjen e ka shumë të thellë. Në bisedën që dëgjova, jam tronditur jashtë mase tani që dëgjova vajzën. E ëma e vajzës më ka ardhur në orën 11 ose 12 të natës, Mikeli në dhomën e vet dhe kërkonin gocën. Gocën e kanë gjetur në vend tjetër. Më tha vetëm “më fal se e kam ditur që rri me Mikelin se janë shokë shkolle”. E kam shoqëruar deri në shtëpi dhe më kërkonte falje se më shqetësoi në mes të natës. Për më shumë se shokë nuk e di nëse kanë qenë. Po them vetëm se kur do ikte në shtëpinë e vet, i ra telefoni dhe vajza i tha “Jam te shtëpia, ku je ti”. Kjo goca merrka në qafë shumë njerëz. Unë e di ku e kam djalin. Jo vetëm ky por edhe ai që nuk e ka jetën sot, më ka marrë në qafë djalin. I kishte shkuar Florencin dhe i thoshte dua Mikelin se Mikeli nuk i hapte telefonin.
Të dy djemtë i kam pasur në punë dhe për këtë ka të tjerë për tu pyetur. Ata bënin punë të ndershme. Jam habitur jashtë mase sepse nuk është e vërtetë që merren me lëndë narkotike. Unë nuk e kam idenë çfarë domethënë “narkotikë”. Atij që i ka ikur jeta, e kam pasur punëtor, jo me narkotikë.
Me vëllain e të miturës ka pasur ndonjë problem më parë?
Zef Kovaçi: Absolutisht jo. Ishte djali më i mirë, më i urti, më i dashuri nga i gjithë Elbasani. Janë djem të shoqërisë, jo të narkotikës. Mikel Kovaçi ka punuar me 3 turne në Metalurgjik. Ajo goca do të marrë në qafë djalin ti, do t’i marrë jetën. Kur ka ardhur në polici ajo vajza, pse do ta kërkonte Mikelin para mbrapa. Pse më vrau çunin e madh? Pse i shkonte që të gjente Mikelin? Këtë ka bërë ajo, por do flasim ballë përballë.
A e keni parë Mikelin duke pirë lëndë narkotike?
Zef Kovaçi: Asnjëherë. Absolutisht jo./ TCH
Gjyshja e Ardit Hidës, i cili qëlloi me thikë dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçin në Elbasan, duke i marrë jetën të parit dhe plagosur tjetrin, ka folur për Report Tv, duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë të nipit të saj.
Ajo tha se dy vëllezërit ia merrnin vajzën, motrën e autorit, e cila sot është 14 vjeç, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe sipas saj donin t'ja çonin në Itali. Me tone të ashpra, gjyshja tha se djali ua ka bërë shumë mirë që i ka vrarë, ndërsa shtoi se edhe vet të kishte qenë do ti kishte masakruar me thikë.
E kanë marrë në telefon e kanë shraë. unë u kam thënë me gocën largohu se nuk ke punë. Ajo e donte këtë çunin. Por ajo është 14-vjeçe. bëri çfarë i deshi qejfi e pastaj na shante. Vajza ka një muaj e ca që ka nejt me drogaxhinjtë një muaj e ca. Mbesa jonë ishte minorene. donte ta çonte në Itali prostitutë ee? Jo re se ço dot. Nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Nga shteti kërkuam ndihmë por nuk reaguan. na përqeshnin e na vinin në lojë. Shteti ka përgjegjësi. Unë dhe me familjen nuk kam biseduar fare, mezi e kam ushqyer atë fëmijë. Prindërit i qëlluan drogaxhinjë gocës. Vajza është në Turqi. këto kishin çu haber se do a vrasin fëmijët. Ato do të shuhen të gjithë si familjes, me kaq nuk do të rri kjo. Keq na vjen se është bir none. Shumë mirë ja ka bo. Edhe unë të kisha qenë do i kisha therë me thikë të gjithë. Çfarë i kanë bërë gocës ato! Krkoj të më ndihmojnë. Këtë e kishin rrahur. Hajde më tha goca se ka vrarë Mikelin dhe ka vrarë Florencin, Arditi. Shumë mirë e ka bërë po plumbin në ballë e do ti që ke marrë në qafë vëllezërit. Më mirë të kisha vdekur unë se nipi im.'- tha gjyshja.
Tre ditë më parë, një sherr për një vajzë mes të rinjve i mori djalin e vetëm Mirela Kuçit në Elbasan. Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllanë e tij, Mikel Kovaçin, 19 vjeç, është qëlluar me thikë për vdekje nga Ardit Hida, 24 vjeç, i cili më pas u arrestua dhe pretendon se Mikeli i kishte ngacmuar motrën.
Mirela Kuçi, në gjendje të rëndë psikologjike, tregon amanetin e fundit të djalit të saj, që ishte pikërisht vëllai i tij.
"Mua më njoftuan dhe shkova. E gjeta fëmijën shtrirë, tek dera e spitalit nuk foli më. E gjeta çunin unë dhe e ngrita. E futa tek dera e spitalit, aty më përqafoi dhe më tha amanet vëllain dhe amanet gocën. Pastaj nuk foli më. E dha jetën në derën e spitalit", thotë Mirela.
Ajo kërkon drejtësi dhe thotë se autori duhet të kalbet në burg ndryshe do ta bëjë ajo vetëgjyqësinë.
"Unë dua të drejtën e fëmijës tim. Më iku gjithë ai div. Ai të kalbet brenda në burg, unë djalin nuk e kam me të meta mendore. Ai gjallë nuk rri nëse del nga burgu, do të jem unë shkaktare që ta vras. Siç më iku djali im 26-vjeç dhe ai do të shkojë atje ku shkoi djali im", vijon ajo.
Sipas nënës së viktimës, 'molla e sherrit' motra e autorit është një vajzë që konsumon lëndë narkotike. Madje Mirela kërcënon se do ta vrasë atë.
"Ajo vajza pinte droge. Unë vetëm në mos e takofsha. Siç më vdiq djali mua do të vdesë dhe ajo. Unë do marr një litër benzinë dhe do ta djeg. Ashtu siç iku çuni do të ikë dhe ajo. Unë nuk e lë gjallë. Ky i madhi nuk kishte asnjë kontakt me të, punonte gjithë ditën. Se ç'ka bërë ky i vogli unë nuk e di. Familja e tyre nuk na ka kontaktuar", thotë ndër të tjera Mirela Kuçi.
Ngjarja që tronditi Elbasanin ndodhi mbrëmjen e 5 nëntorit, ku një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasje. Florenc Kovaçi, 26 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi 19 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia ka arrestuar edhe autorin e krimit, i cili e ka pranuar autorësinë e vrasjes. Në pranga ka rënë Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese". Florenc Kovaçi dhe Mikel Kovaçi ishin vëllezër nga babai.
Autori Ardit Hida, viktima Florenc Kovaçi dhe i vëllai Mikel Kovaçi
<<EVA dhe LILITH>> tregohen gjithmone me gisht si fajtore.<<ADAMIT>> dhe <<KAINIT>>,iu dha nga Zoti,(shoqeria,sot)nje shans i dyte,megjithese ne fund,ne te vertete, vendosen vete per veprimet qe bene,askush nuk u vuri <<koburen>> te koka.Me ben pershtypje qe policise iu desh 3 ore te bente arrestimin per kete krim banal!Po sikur te ishte krim me i rende bandash?!Gjithashtu me beri pershtypje qe i akuzuari pasi beri vrasjen,fjeti 3 ore,uau!Psikologet kane nje term te vecante per ata persona,te cilet pasi vrasin, bejne nje gjume te qete prej 3 oresh!
PërgjigjuShok shkolle 14 & 19 vjeç? Punë m... ore Sefer Kurti.!
Përgjigjupun jevgjsh e gjell qensh
Përgjigju