I biri vrau gruan e kunatën 2 vite më parë, i ati i Gazment Mustës:  Të pezullohet dënimi me burgim të përjetshëm, ka shkelje! Më ndalojnë të takoj nipërit

Bedri Musta, është babai Gazment Mustës, i cili më 2 janar 2019 vrau bashkëshorten e tij, Gentiana Caushaj dhe kunatën e tij, Merisa Çaushaj. Gjykata e Apelit në Vlorë, një javë më parë la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar Mustën me burgim të përjetshëm.

Por babai i tij, është kundër këtij vendimi, edhe pse e pranon se i biri është fajtor për krimin e dyfishtë. Ai thotë se gjyqet në shkallën e parë dhe në Apel janë kryer me shkelje pasi nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët.

Një shqetësim tjetër i Bedri Mustës është kujdestari e fëmijëve të mitur. pas krimit të rëndë, ata janë dërguar në fshatin SOS, ndërsa gjykata i ka lënë në kujdestari të dajave. Gjyshërit nga babai nuk lejohen të takojnë fëmijët, dhe kjo sipas Bedri Mustës është një padrejtësi tjetër që i bëhet atij dhe familjes.

"Kam shqetësim për dënimin që i është dhënë djalit. Vendimi për djalin tim Gazmend Musta është i padrejtë, vendimi i gjykatës është dhënë për 5 minuta, pala mbrojtëse ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues. Trupi gjykues nuk i ka pranuar dëshmitarët, dy herë i ka sjellë policia, por gjykata i ka nxjerr jashtë. Djali im ka bërë dy vrasje, unë dua të di si baba se pse nuk merren në pyetje dëshmitarët: Si është e mundur gjykata e shkallës së parë ka dhënë vendimin për 5 minuta?! Nuk është i pari që ka kryer vrasje dhe nuk do të jetë vrasje e fundit, djali im ka marrë dënim kapital, por prokuroria nuk ka bërë hetimin e plotë. Vendimi është i padrejtë, është dënuar me burg përjetë! Prokuroria duhet të gjejë shkaktarin e sherrit, pse erdhi djali im deri në vrasje. Nuk do të arrinte deri këtu ai?!", tha Bedri Musta.

Ndërsa sa i përket dy fëmijëve të mitur të Gazmentit, gjyshi Bedri Musta zotohet se di ti marrë, edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë i ka lënë fëmijët në kujdestari të dajave.

"Fëmijët kishin frikë të përgjigjeshin dhe gjykata ia kanë dhënë kujdestarinë dajës që nuk i njihte fare fëmijët, nuk kishte vajtur njëherë tek motra ku jetonte në Ballsh për ti takuar. Unë kërkoj fëmijët e djalit, jam në Apel dhe kërkoj me insistim të takoj fëmijët. Unë shkoj çdo 10 ditë çoj ushqime për fëmijët, por ato nuk mund ti takoj sepse nuk na lejojnë. Jam shumë i pakënaqur. Me insistim i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit, kam bërë disa letra por s'kam marrë asnjë përgjigje. Do ti drejtohem Gjykatës së Lartë dhe do të shkoj edhe jashtë do ta kërkoj të drejtën time. Ai të dënohet por jo kaq shumë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Ballsh, ku Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj u masakruan barbarisht nga Gazmend Musta ne banesën e tyre ne Ballsh, ngjarje e ndodhur ne sy të fëmijëve të çiftit

Gazment Musta . 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fiu: 14/12/2021 15:12

    Ik o plak e rri urte se krushkut tat iu mbyll dera nga ai pjella yt. Paske dhe goje te ankohesh, te te vije turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 1 maji i sipërmarrësve të turizmit shqiptar

Mero Baze: 1 maji i sipërmarrësve të turizmit shqiptar