DURRËS- Gjovana Sokolaj, pronare e kompanisë ‘Sokolaj Shpk’, kompani e cila ka blerë 2.8 mln 'oksid hekuri' te KURUM, por që brenda ngarkesave u gjetën 816 ton mbetje toksike të rrezikshme, ka pranuar para hetuesve se gjatë vitit 2024 ka kryer 2 ose 3 eksporte me destinacion Tajlandën dhe ka dërguar ‘oksid hekuri’.
“Nuk kam pasur asnjë problematikë me eksportet e bëra gjatë 2024”, thotë Sokolaj.
Pronarja e firmës ‘Sokolaj shpk’, ka thënë më tej në dëshmi se KURUM-it i kishte kërkuar 2000 ton ‘oksid hekuri’ dhe detyrimi ishte t’i dërgonte një sasi pagesë si paradhënie për produktin. Sokolaj pretendon se për kryerjen e analizave ka nisur kampion në Kroaci.
“E kam nisur mostrën me datë 7 prill 2024 dhe përgjigja më ka ardhur më datë 21 prill 2024. Na analizat ka rezultuar se produkti është oksid hekuri dhe nuk është toksik”, shpjegon më tej për prokurorët.
Gjovana Sokolaj ka shpjeguar se është administrator e subjektit ‘GS Mineral DOO’ me adresë në Kroaci, subjekt të cilit i kishte shitur mallin.
“Këtë subjekt e kam hapur prej 3 vitesh. Ne jemi subjekt broker, pasi bëjmë lidhjen e marrëveshjeve, kontratave me subjektet ndërkombëtare”,- ka thënë ajo.
Sokolaj ka treguar para prokurorëve se ka pasaportë kroate dhe për këtë arsye subjektin e ka kapur me vendim të gjykatës kroate. Në momentin që është marrë në pyetje, Gjovana Sokolaj ka shpjeguar se kontejnerët ndodheshin në afërsi të Portit të Singaporit dhe ishte në pritje për të mësuar nëse ngarkesa do të hynte apo jo për tu shkarkuar. Lidhur me fikjen e GPS, ajo pretendon se nuk ka asnjë dijeni.
Lidhur me subjektin ‘GSS Mineral DOO’ rezulton sipas verifikimeve se është në pronësi të Gjon Sokolaj dhe administrohet nga Gjovana Sokolaj dhe Doni Sokolaj.
Prokuroria ka nisur hetimet edhe për Gjon Sokolaj, Gjovana Sokolaj dhe Doni Sokolaj si persona të dyshuar për veprat penale “fshehje e të adhurave”, transportimi i mbeturinave toksike dhe kontrabandë me mallra të tjera, si dhe është kërkuar edhe hetimi pasuror për këta 3 shtetas.
Mediat shkruajnë se hetimet për transportin e mbetjeve toksike mund të shtrihen edhe në Kosovë, por Dogana e Kosovës thekson se nuk ka eksport të mbetjeve të rrezikshme.
Hetimet
Për të gjitha shkeljet e dyshuara dhe gjithë procesin e lëndës nga KURUM, ku është origjina e mbetjeve të rrezikshme, transporti dhe kalimi në port, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet që prej 16 gushtit për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, ‘transportimi i mbetjeve toksike’ dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetime po bëhen dhe në bashkëpunim të ngushtë me OLAF dhe institucione të tjera ndërkombëtare.
Ministria e Mjedisit konfirmoi ekskluzivisht për Report TV se sasia e lëndës është sjellë në Port nga Metalurgjiku në Elbasan, i cili siç dihet administrohet nga Kurum, dhe u ngarkua në Durrës në kontejnerët në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC.
Dy anijet “Compton” dhe “Candor” që po transportojnë, një 41 kontejnerë dhe tjetra 61 kontejnerë ishin nisur nga porti i Durrësit më 4 korrik dhe ishin parashikuar të mbërrin në destinacionin final Tajlandë mes 18 dhe 22 Gushtit.Operatori ndërkombëtar Maersk përmes një deklarate ka thënë se ngarkesa do të rikthehet në Shqipëri.
1-Ne fillim Kurumi nuk e pranoi qe ishte mall i tija,pastaj doli qe ishte.A kemi ndonje deklarate te re nga Kurumi,apo kane marre avokat e kane kycur gojen?!.2-Supozohej te ishte oksid hekuri,pastaj doli qe kishte dhe mbetje toksike te filtrave te furnaltave.3-Zonja pretendon se i beri testin dhe i doli oksid hekuri,por mostrat i kishte marre vete,ja kishte dhene Kurumi,apo ishte orientuar nga Kurumi se cilen ngarkese te testonte? 4-Anijet ndaluan ne Trieste,por nuk duket se jane kontrolluar,si u morr vesh e nga e kishin marre informacionin qe ne kontenjere kishte mbetje toksike nga org.nderkombetare? 5-Si do te jete fati i ketyre mbetjeve toksike kur te rikthehen ne Shqiperi? Keto jane disa pikepyetje qe kerkojne pergjigje!
Përgjigju