I bllokohen 4 mln € biznesmenit
hetohej në Spanjë për drogë

I bllokohen 4 mln € biznesmenit<br />hetohej në Spanjë për drogë
Policia i ka bllokuar 4 milionë euro pasuri biznesmenit të hidrosanitareve Nikolin Janina, pronar i kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba Ceramica” sh.p.k, apo e njohur si “Porcelanosa”.

Sipas prokurorisë, Spanja ka lëshuar një urdhër arresti për Janinën si të përfshirë në trafik droge. Në pronat e bllokuara janë 4 banesa e 2 garazhe në Tiranë, 1 banese në Vlorë, tokë në Drimadh, Porto Palermo, Llaman e Himarë. 

Të njëjtat burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se hetimet për biznesmenin Janina kanë nisur pas informacionit paraprak për monitorimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Nikolin Janina nga autoritet e prokurorisë Spanjolle në adresë të prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në drejtësinë shqiptare ka mbërritur dosja e autoriteteve spanjolle me informacionet për përfshirjen e tij në trafik droge, ndërsa mësohet se për të është lëshuar edhe një urdhër arresti. 

Dosja me informacione i është referuar Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda në policinë e Shtetit, për verifikime të mëtejshme në teren. Pasi janë kryer verifikimet e nevojshme në muajin Korrik 2017 prokuroria e Krimeve të Rënda Doloreza Musabelliu ka urdhëruar lëshimin e vendimit të sekuestros prenventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës.

Pas gati dy muaj nga lëshimi i urdhër sekuestros, policia sot ka bërë ekzekutimin e këtij vendimi. Në momentin e sekuestrimit ka qenë prezent dhe biznesmeni Nikolin Janina, i cili kërkohet nga Spanja për trafik Droge.

Kujtojmë që Shqipëria nuk ka as marrëveshje ekstradimi me Spanjën. Gjithashtu pengesë për mosarrestimin e tij është dhe fakti se autoritet Spanjolle nuk kanë sjellë dosjen dhe transferimin e procedimit penal në Shqipëri, duke kërkuar vetëm verifikimin e pasurisë. Nikolin Janina njihet si biznesmen në fushën e hidrosanitareve të porcelanit Kompanitë që ai përfaqëson janë “IBERIA INVEST” dhe “ALBA CERAMICAN” sh.p.k. vlera e pasurive të bllokuara sot nga policia kapin vlerën 4 milionë euro.

Konkretisht, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda janë sekuestruar 4 apartamente me sipërfaqe totale 450 metra katrorë në Tiranë, dy garazhe po në Tiranë, një apartament me sipërfaqe 65 metra katrorë në Vlorë, një sipërfaqe toke prej 31 mije metra katrorë në Drimadhe, Porto Palermo, Llaman dhe Himarë. Tashmë i takon Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Policisë për të kryer hetimet e mëtejshme për konfiskimin e tyre, apo biznesmenit Janina për të justifikuar burimin e të ardhurave.
nikolin janina
(Biznesmeni Nikolin Janina)


[gallery]23906[/gallery]




  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës