Medat Spahiu i arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” ka ndërruar jetë këtë të premte në Reanimacionin Qendror në QSUT.
Sipas njoftimit zyrtar 91-vjeçari i cili mbahej burgun e Durrësit dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një embolie pulmonare dexter.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 14:10, datë 03.04.2026, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.
I paraburgosuri Medat Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935, banues në Xhafzotaj, Durrës ishte arrestuar më datë 14.03.2026 për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.
Në datë 17.03.2026, ai ka hyrë në IEVP Durrës nga Komisariati i Policisë Durrës, por është mbajtur nën ruajtje në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, ku ndodhej i shtruar.
Në datë 19.03.2026, është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në pavijonin e pneumologjisë, për trajtim të specializuar.
Në datë 31.03.2026, është bërë dalje nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është shtruar në QSUNT.
Në orën 22:34 datë 02.04.2026, është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, ku u diagnostikua me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. dhe frakturë subtrokanterike sinister.
Po zbatohen procedurat për rastin dhe janë njoftuar organet përkatëse dhe familjarët.
Komente








