TIRANE - Megjithëse, Greta Koçi dhe dy të rinjtë e tjerë të FRPD deklaruar ishin të pafajshëm pasi shkak i aksidentit të tyre në Tapizë, qe bërë dalja përpara në mënyrë të gabuar i një automjeti tjetër, të kundërtën e këtij versioni ka pohuar në “Facebook”, shtetasi Halil Ndregjoni edhe ky i dëmtuar në këtë aksident. Me një shënim në profilin e tij në Facebook, Ndregjoni thotë se nuk është e vërtetë që ai ka përplasur makinën e Greta Koçit.

“Nga shpejtësia që ka patur mjeti i tyre ka shkuar dhe është përplasur me kamionin që ishte i parkuar 10 metra me lart dhe nga goditja e ka spostuar kamionin 1 metër nga vendi. Kjo është pafajësia e atyre duke udhëtuar me gati 200 km në orë ku normalja e asaj rruge është 40 km në orë”,-shkruante Ndregjoni.

Nga aksidenti i ndodhur në Tapizi të gjitha thënjet e medjave dhe gazetave janë mashtrime, sepse unë jam personi i goditur nga fuoristrada e Greta Koçit. Në momentin e goditjes unë sapo isha duke parkuar dhe mjeti me të cilin po udhetonte Greta, më ka goditur duke më përplasur duke me rrotulluar në vend. Pastaj jam përplasur me kollonën e tabelës që ndodhej në parkingun e lokalit.

Pas përplasjes me makinën time nuk mbaj mend asgjë. Nga shpejtësia që ka patur mjeti i tyre ka shkuar dhe është përplasur me kamionin që ishte i parkuar 10 metra me lart dhe nga goditja e ka spostuar kamionin 1 metër nga vendi.Kjo është pafajësia e atyre duke udhëtuar me gati 200 km në orë ku normalja e asaj rruge është 40 km në orë.

Kjo është e vërteta dhe jo ato që thonë mediat që ka patur dhe 6 makina shoqërimi për të shkuar në “Novoselë” ndërkohë që pas aksidentit na kanë transportuar me makina rasti në spital dhe jo makinat që e shoqëronin për Novoselë sepse nuk kishin makina tjera mbrapa. Këto janë mashtrimet që kurdisin ata. Këtu duhet të vendosë drejt ekspertiza e shtetit e shqiptar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)