“Nuk është më fshehtësi se doktrina ushtarake serbe, aftësia dhe fitoret në mbrojtjen e vendit gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999 mësohen në gjithë botën, madje edhe nga njësitë e NATO-s”.

Kështu është shprehur i dënuari nga gjykata e Hagës për krimet e luftës në Kosovë, gjenerali në pension, Vlladimir lllazareviq.

Ai theksonte se është e rëndësishme, që ushtria serbe, akademitë dhe eprorët aktualë të mësojnë dhe të dinë më tepër për ato bëma e përvoja.

“Kam qenë ushtarak e kam mbetur ushtar që ka mbrojtur atdheun e tij, dhe atij do t’i shërbejë gjithmonë”, citohet të ketë deklaruar Llazareviq, ish eprori i lartë ushtarak i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe komandanti i Korpusit të Prishtinës dhe i Zonës së Tretë Ushtarake (të Nishit) në periudhën e agresionit të NATO-s mbi serbi.

Më tej ai përmend dhe vlerëson lart rreth 568 bashkëluftëtarë që kanë dhenë jetën për  lirinë dhe të ardhmen e Serbisë, për të cilët tha se janë zhvendosur përgjithmonë në qiell, në amshim dhe pavdekësi.

dy.b/shqiptarja.com