Modeli Isaac Carew është bërë një emër mjaft i përfolur në shumë media që nga momenti kur bëri publike lidhjen e tij me këngëtaren Dua Lipa.

Dyshja shihen gjatë gjithë kohës së bashku, por së fundmi na ka habitur një fakt. Në një foto që Carew ka publikuar në Instastory, dikush e ka quajtur gay. Modeli ka vendosur t’ja publikojë bisedën duke i zbuluar edhe emrin ndjekësit. Krahas fotos ka vendosur një emoji shumëngjyrësh me simbolin e këtij komuniteti.

Foto e publikuar nga Isaac Carew

Është një ironi ndaj ndjekësit, një formë mbështetjeje ndaj këtij komuniteti apo mos vallë i dashuri i këngëtares është pjesë e këtij komuniteti?!