I dashuri i George Michael: E
gjeta të vdekur në shtrat

I dashuri i George Michael: E<br />gjeta të vdekur në shtrat
I dashuri i Geroge Michael, Fadi Fawaz, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku u tregonte ndjekësve të tij se si e kishte gjetur këngëtarin pa jetë në shtrat.
 
"Është një Krishtlindje që nuk do ta harroj kurrë, të zgjohesh dhe të gjesh partnerin tënd të vdekur në shtratin e tij..., do të më mungosh gjithmonë", ka shkruar  Fawaz në statusin e tij.
 
Më herët në një intervist për "Telegraph", Fawaz, është shprehur se Michael e priste me padurim Krishtlindjen edhe pse shëndeti i këngëtarit nuk ishte i mirë.
 
George Michael, ka pasur një betejë të vështirë për të hequr dorë nga varësia e substancave narkotike dhe sipas "Telegraph", këngëtari ka qenë i shtruar në spital vitin e kaluar pasi ishte i varur nga heroina.
 
Në karrierën e tij,  George Michael, ka shitur më shumë se 100 milionë kopje të albumeve të tij.
 
Sipas menaxherit të tij, Michael Lippman, këngëtari humbi jetën nga një infarkt në zemër, ndërkohë policia e ka cilësuar vdekjen e këngëtarit si të pashpjegueshme por jo të dyshimtë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion