Noizy është një nga reperët më të dëgjuar në të gjitha trojet shqiptare. Përveç muzikës, Rigels Rajku flitet shpesh edhe për jetën e tij personale. Mirëpo që pas lidhjes së tij, nga ku lindi edhe e bija Leandra, reperi nuk ka publikuar asnjë lidhje zyrtare me ndonjë femër tjetër.
Por një postim në rrjetet sociale, i bërë orët e fundit na futi në dyshime. Noizy është bërë emocional dhe ka publikuar një video në Instagram. Rigelsi shihet duke dëgjuar një nga hitet e Rihannës në bahskëpunim me Eminem “Love the way you lie”.
Të gjithë vëmendjen e ka marrë përshkrimi që reperi i ka vënë videos. “Ndonjëherë do të doja të ishe Rihanna dhe të dashuroje mënyrën se gënjej...”- shkruan ai krahas videos. Mos ndoshta ka rënë në dashuri?!