I dëbuar nga Zvicra në ’97 për drogë, PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të Berishës për Shijakun

I dëbuar nga Zvicra në ’97 për drogë, PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të Berishës për Shijakun

Rezeart Tusha

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin në KQZ, të kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha, ky i fundit i dëbuar nga Zvicra në 1997 për posedim të lëndëve narkotike. Në letrën që është firmosur nga Eridian Salianji, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PS, thuhet se Komisioneri duhet që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës, pasi sipas vlerësimit të tyre, ai nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë një kandidat.

“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në dokument.

Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie. 

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boki: 06/04/2023 07:57

    Po nuk ka pyet ndonje avokat ky robi para se te hedhe kandidaturen. Se politika do i cik moral

    Përgjigju
  • durresi: 05/04/2023 23:53

    me Ramen jam po di te them cun ma te mire se Rezi nuk bon nona lene ca ka bo ne 97 kur albanezet ishin majmuna mos flisni kot per Rezen

    Përgjigju
  • kujtim: 05/04/2023 21:48

    cfare fytyre...

    Përgjigju
  • xhei: 05/04/2023 21:43

    pse ja keni friken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë