TIRANE-Gjykata vendosi sot detyrim me paraqitje për avokatin Genc Gjokuta, i cili u ndalua mbrëmjen e 17 dhjetorit 2016 pranë ish-stadiumit "Qemal Stafa" pasi nuk iu bind sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Ndaj tij u ngritën akuza për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë̈ së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
 
Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentet e mjetit, por kanë hasur në rezistencën e tij.
 
"Gjokutaj nuk ka pranuar t'i japë dokumentet punonjësit të policisë por ka filluar t'i ofendojë ata.
 
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale", t
huhej në deklaratën e policisë.
 
Ky incident i Gjokutajt me policinë vjen pas atij të nëntë muajve më parë kur iu hoq patenta, për tejkalim shpejtësie. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com