Kanë qenë të shumtë drejtuesit e mjeteve që nuk i janë bindur urdhrave të policisë për të mos konsumuar alkool teksa drejtojnë mjetin. Një prej rasteve është konstatuar nga efektivët e policisë rrugore në zonën e Sheshit Shqiponja në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit, nuk i është bindur urdhrit të policisë pasi është konstatuar se kishte përdorur alkool dhe është larguar. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe e ka ndaluar në Rrugën e Rinasit.

Ndaj tij do të rëndojë akuza e “mosbindjes ndaj urdhrit të policisë”. Pas verifikimeve rezultoi se i ndaluari ishte shpallur në kërkim edhe për dhunimin e një shtetaseje.

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com