TIRANË - Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është vënë në pranga nga policia në kryeqytet, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Shqiptarja.com mëson se arrestimi i Gjokës është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin tip ‘Chevrolet” i dehur.

Shërbimet e policisë i kanë bërë test alkooli 60-vjeçarit, ku ka rezultuar se këngëtari i njohur kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara për të drejtuar automjetin, ku nga testi doli 0.66 mg/l.

Në këto kushte ai është vënë në pranga dhe është shoqëruar në komisariat nga patrulla e policisë së rendit, ku pritet që në vijim të dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.