LEZHE -Një histori vërtet dramatike është shënuar mbrëmë brenda në familjen Cupi të fshatit Kalur komuna Ungrej e Lezhës. Krimi i ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 është zbardhur vetëm sot në mesditë.
Në gjendje të dehur kryefamiljari 65 vjeçar ka drejtuar armën tip automatik në drejtim të bashkëshortes Marte dhe dy djemve të tij Astritin dhe Sajmirin përkatesisht 27 dhe 24 vjeç.
ISHTE I DEHUR
Mbërmjen e së martës, Mark Cupi, 65 vjeç, mendohet se ka hyrë në gjendje të dehur në banesë dhe i armatosur me një automatik. Ai ka tentuar të qëllojë mbi bashkëshorten Marten dhe dy djemtë Astritin dhe Sajmirin.
24 vjeçari, Sajmiri ka tentuar të pengojë të atin, por automatiku është shkrehur duke plagosur rëndë nënën e tij dhe vëllanë më të madh. Më pas në momente të forta emocionale 24 vjeçari ka mundur t’i heqë të atit armën e zjarrit, dhe me qyten e saj e ka goditur në kraharor duke i shkaktuar plagë të rënda.
DËRGIMI NË SPITAL
Të plagosurit janë marrë nga të afërm që jetonin pranë familjes Çupi dhe i kanë transportuar drejt Spitalit të Lezhës. Distanca e largët nga fshati Kalur drejt spitalit të Lezhës ka bërë që të plagosurit të humbin shumë gjak. Më pas ato janë transportuar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Mark Çupi gjeti vdekjen në spital.
Redaksia Online
Lajmi fillimisht u publikua në orën 22:36 të 4 dhjetorit dhe u përditësua në orën 14:32 te 5 dhjetorit)
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com