I dehur, tentoi të vriste policët në Korçë, por i bllokohet arma, arrestohet autori i dënuar më parë (EMRI)

I dehur, tentoi të vriste policët në Korçë, por i bllokohet arma, arrestohet autori i dënuar më parë (EMRI)

Arma e autorit qe u sekuestrua

KORÇË-Policia ka arrestuar 69-vjeçarin Gani Xhambazi, pasi tentoi që të vriste punonjësit e policisë, të cilët i shkuan në banesë për ta arrestuar. Sipas njoftimit të bluve të Korçës, ai u ka drejtuar armën e zjarrit automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.

Gani Xhambazi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje. Por si ka ndodhur ngjarja e djeshme që solli arrestimin e tij? Policia njofton se ka marrë një telefonatë nga qytetarët në lagjen nr. 4 në Korçë, pasi një person në gjendje të dehur po konfliktohej me një tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët. Policia, pasi shkoi në vendin e ngjarjes konstatoi se Gani Xhambazi në gjendje të dehur ishte zënë me Adriatik Hysen 47-vjeç, ndërsa më pas ishte larguar për në banesë ku dyshohet se do të merrte armën e zjarrit.

Por në momentin që policët u drejtuan te banesa e tij, ai u doli me armë duke tentuar ti qëllojë, por arma fatmirësisht u bllokua. Policia ka neutralizuar autorin duke bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. Shtetasi i lartpërmendur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë