TIRANË - Drejtimi i makinës në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor shënon viktimën e radhës, por fatmirësisht i ka kursyer jetën një 8-vjeçareje.
Një 79-vjeçare me inicialet M.Ç banuese në Tiranë humbi jetën pasi makina tip BMV e drejtuar nga një familjar i saj, 57-vjeçari me inicialet N.Ç përfundoi jashtë rrugës si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, aksidenti ndodhi rreth orës 03:10 në aksin rrugor Plepa- Shkozet-Unazë, në afërsi të mbikalimit të trenit.
Vetë drejtuesi i makinës së bashku me një 46-vjeçar me inicialet Dh.Ç ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 8-vjeçarja J.Ç që udhëtonte në makinë me ta, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet paraprake rezulton se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i pijeve alkoolike.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com