'Janë të armatosur'/ Telefonata në polici prangos babë e bir në Mirditë, u kapën me kallashnikov dhe armë gjahu pa leje

'Janë të armatosur'/ Telefonata në polici prangos babë e bir në Mirditë, u kapën me kallashnikov dhe armë gjahu pa leje

Foto ilustruese

MIRDITË - Dy persona, babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë në Reps të Mirditës, pasi janë pikasur duke lëvizur me armë zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu pa leje. Të arrestuarit janë I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar. Ka qenë denoncimi i një qytetari në polici përmes një telefonate në numrin 112 që ka çuar në gjurmimin e dy personave të armatosur nga uniformat blu dhe më pas në arrestimin e tyre për armëmbajtje pa leje. Atyre iu gjet një armë zjarri automatik, fishekë si dhe një armë gjahu me fishekë. 

Njoftimi i policisë:

Mirditë 
Policia informohet nga qytetarët, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen armë zjarri. Një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps. Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë. 

Ata u arrestuan për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim" dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 21/01/2019 12:54

    Besoj se lejimi i armeve do ulte numrin e vrasjeve ne vend Nese cdo familje do kishte ne shtepi amre,askush sdo guxonte te grabise dhe plaçkise nga frika se mos vritet...ne disa shtete ne SHBA aplikohet kjo gje...keshtu plotesohet dhe nje kriter i SHBA-ve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari