I dënuar dhe në arrati, Gruevski: Hungaria ka pranuar kërkesën për azil, s'jam shmangur nga drejtësia

I dënuar dhe në arrati, Gruevski: Hungaria ka pranuar kërkesën për azil, s'jam shmangur nga drejtësia

Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë

Nga arratia ku kërkon azil politik në Hungari, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, reagon në Facebook duke konfirmuar se autoritetet hungareze kanë marrë vendim aprovues për kërkesën e tij. Duke nënvizuar se një vend anëtar i BE dhe NATO i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij, Gruevski bën të ditur se azilin e ka kërkuar për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së dhe kërkon që drejtësia të vendoset në vend. Më herët qeveria e Maqedonisë tha se sot do të dorëzonte kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pavarësisht vendimit të Budapestit.

Pjesë nga reagimi i Gruevskit:

Sot Republika e Hungarisë, vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, iu përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politik, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja. Kam nënvizuar se qeveria dëshiron të më privojë nga liria duke shfrytëzuar hapa dhe metoda jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin gjyqësor në Maqedoni. Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por jam duke shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës. Vazhdoj ta kërkoj drejtësinë për veten dhe për të gjithë viktimat e tjera të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. 

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski prej një jave është shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase pasi mbi të rëndon një urdhër-arresti dhe një dënim prej 2 vitesh burg për shpërdorim detyre.

Arratisja e Gruevskit ka prekur shtetet kryesore në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë, pasi ai ka kaluar nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia për të shkuar në Hungari. Gruevski bleu një makinë tip Benz me vlerë 600 mijë euro me paratë e taksapaguesve maqedonas.

Në maj të vitit 2018, Gjykata Themelore në Shkup, e shpalli Gruevskin fajtor për këtë rast që mori emrin  ‘Tanku' dhe e dënoi me 2 vite burg.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë