Një qytetar nga Kosova është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin. Anton Allakaj akuzohet se rreth 25 vite më parë ka kryer një vrasje në Kosovë për hakmarrje.
Ai është dënuar nga Gjykata e Pejës me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj.
Gjatë kontrolleve blutë i gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Mësohet se në dokumentet që ai përdorte kishte emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.
“Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi sot policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








