TIRANË - Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në aeroportin e Rinasit.
Eduart Dushaj, banues në Durrës u vendos në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë nga ku ishte shpallur në kërkim.
42-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi gjykata e Genovas në nëntor të 2020 e dënoi me 13 vite burg për prostitucion.
Policia njofton se nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg.
Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.