Një 38 vjeçar me inicialet R.A nga Vlora është arrestuar ditën e sotme nga Policia. Për personin në fjalë, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë kishte dhënë në datën 1 tetor të 2016, masën e arrest me burg për 38 vjeçarin për '“Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Tashmë materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Vlorë dhe pritet që për R.A të vijojnë procedurat gjyqësore të mbetura pezull nga vitit 2016 pasi masa e arrestit me burg u dha në mungesë, duke bërë që 38 vjeçari prej tre vitesh t'i shmanget burgut.