Edison Ypi: Versioni më i mirë i vetes

Edison Ypi: Versioni më i mirë i vetes

Edison Ypi

Ka plasur një modë sipas të cilës që të jesh si brenda dhe jashtë vetes sa më rehat me veten, duhet me gjet dhe me ndjek "versionin më të mirë të vetes".

S'ka budalla që s'e di se versioni më i mirë i vetes, është vetja. Por meqenëse dita-ditës shtohen ata dhe ato që "për të qenë sa më rehat me veten", sidomos sa i përket pamjes së jashtme, dhjamrat kudo ku ndodhen, hunda si e Skënderbeut, cicat e varura, bythët e lëshuara, e të tjera e të tjera, i sugjerojnë shoshoqit të zgjedhin dhe aplikojnë "versionin më të mirë të vetes".

Në këto kushte, si kirurg estetik që jam, pavarësisht se vetë nuk ndjek asnjë version, e ndjej për detyrë të ndihmoj të tjerët ta gjejnë sa më kollaj belanë që preferojnë.

Për shembull, s'është çudi që, për motive gerontologjike, Sali Kulla zileps moshën dhe energjinë e Nul Mokës. Ja plotësoj me kënaqësi këtë dëshirë Sali Kullës. Ja hap Sali Kullës kafkën. Ja heq gjysmën e trurit. Ja hedh qenve. Dhe u kry. Nga ai moment Sali Kulla nuk është më Sali Kullë, por Nul Mokë. Nëse ndodh, siç ka të ngjarë, që paskëtaj Nul Mokës nis e i duket vetja Sali Kullë, këtë, po nuk e zgjidhën dot mes vedi, mund t'i kërkojnë ndihmë atij që për zgjidhjen e këtyre konflikteve ka talentin përkatës, gjeneral lejtnantit fuqiplotë të medias shqiptare, Mero Baze.

Sado budalla, versionin më të mirë të vetes e lakmon edhe Dhëndri Budalla. Për budallanë dhëndër kam dy versione që i përshtaten më së miri: Lymin e Tutit, ose Ver Llapën. Po s'i pëlqyen këta, ambicien për versionin më të mirë të vetes, dhëndrit budalla, jam gati t'ja plotësoj me dy të tjerë nga Viktor Hygo, prej të cilëve mund të zgjedhë kë të dojë: Guimplenin me gojë të shqyer si te Njeriu që qesh, ose Kuazimodon kurrizdalë si te Shën Maria e Parisit.

Fevzo Varkari, si i sëmurë terminal nga telekëllirat dhe trelekrekosjet e veta, nuk është rast i thjeshtë me ja gjet versionin më të mirë të vetes. Do mundohem, gjithsesi, dhe Fevzo Varkarit do ja plotësoj mungesën duke i bërë ca ndërhyrje kirurgjikale, jo Fevzo Varkarit, por idhullit të tij, Bruno Vespës. Pas këtij operacioni, Fevzo Varkari dhe Bruno Vespa me njërit-jetrin nuk do ngjajnë, ata si njëri-tjetri do bëhen. Me tu bërë vëlla siamez me Bruno Vespën, pra me koka të ndryshme, por që edhe njëri edhe tjetri të pshurrin me të njëjtën bile dhe të dhjesin me të njëjtën bythë, ëndrra e Fevzo Varkarit për tu bërë versioni më i mirë i vetes realizohet më së miri.

Karipllari gjithashtu meriton t'ia plotësoj dëshirën e aplikimit të versionit më të mirë të vetes. Me anë të goditjes me çekiç në kokë në një pikë prapa veshit që e di vetëm unë ku ndodhet, Karipllari e ndal në vend xerxelenë me duar e këmbë dhe të qeshura kotmëkot. E kap nostalgjia për kohët e arta dhe të qeta kur ikte me kalë për të bërë dru nja 10 a 12 orë vajtje-ardhje te ato malet në thellësi të Gorës rrotull Niçës dhe Osnatit. Pas goditjes precize, brenda muajit Karipllari ikën vet duke lënë pas një boshllëk tepër të nevojshëm që do e zërë shpejt një i merituar.

Me Henri Çilin e kam edhe më kollaj se me Karipllarin. Henri Çilin e këmbej me alteregon e tij, Naim Çilin e Labinotit. Naimi vjen në Tiranë, Henri vete në Labinot, dhe ndreqet kjo punë. Nëse Naimi ose Henri kanë pretendime, llafosemi ndryshe.

Brenda botës sa të madhe dhe idioteske të gjetjes së versionit më të mirë të vetes ka dhe koncidenca fatlume nga ato të rasteve komplementarë si: Atë që s'e ke ti, e kam unë. Atë që e ke ti s'e kam unë. Konkretisht, Sokol Balla bën talk show energjik, dinamik, erruptiv, s'lë asnjë fjalë të bjeri në tokë. Dritan Hila bën tekst të përsosur, të ndezur, çdo fjalë të gjetur, çdo gërmë e çdo tingull të zgjedhur. Nëse të dy këta kollosë komunikativë këmbejnë, jo belarat, si në rastet e rëndomta të rendjes pas versionit më të mirë të vetes, por përvojat efektivisht të pasura, do ishte mrekulli për të dy. No problem. I ndihmoj unë me një ndërhyrje me rreze lazer. Duke bërë kujdes të mos i katandis në kreatura simbiotike, ua ndërroj me kujdes Hypofizat, dhe Zoti i ndihmoftë.

Të vazhdojë të vuaj në burg, nuk është versioni më i mirë i vetes për bashkërrugëtarin e më madhështores Madamë që kemi, Grida Dumës. Ervin ose Edvin Salianji duhet ndihmuar të dalë sa më parë nga hapsana. Do flas unë me një arixhofkë fallxhore magjistare heremite që gdhihet e ngryset brenda një shpelle në një fshat të thellë të Mallakastrës. Do e bind fallxhoren tu bëjë magji atyre të SPAK-ut ta ndërrojnë Salianjin me ndonjërin ose disa nga ata që u vënë zjarrin karrikeve të Parlamentit. Për shembull me atë hajdutin skizofren që bën si prokuror, a me tjetrin, atë llapaqenin që bën si doktor profesor.

Tomor Alizotin vazhdon ta rrejë menia se Sali Kulla do e bëjë deputet. Tomori i ka dy versione më të mira se vetja, stërgjyshin dhe gjyshin. Do e ndihmoj kushon, se e kam dhe kusho dreqin. Por ka një vështirësi që s'e kapërxej dot. Për ta kthyer Tomorin si kthehet një çorape leshi mbarë e prapë, nga kështu si është në versionin më të mirë të vetes si stërgjyshin ose gjyshin, nuk kam as plumb as togë pushkatimi, as trekëmbësh as litar.

Do e ndihmoja me kënaqësi Gaz Bardhin, atë deli' djalë që po lodhet e cfilitet duke përcjellë idetë e veta me këmbë e me duar, ta gjejë dhe ta zbatojë edhe ai versionin më të mirë të vetes. Mirëpo, fatkeqësisht, talenti im si kirurg estetik, dhe mjetet e mia kirurgjike, nuk janë në gjendje t'ia mundësojnë Gaz Bardhit kapërcimin e ylberit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arian: 03/11/2024 18:57

    Mehmet Ali Biran. Sado fjalë të shkruhen e të thuhen poshtë e lartë,as nuk bëhet fjalë për Bruno Vespa. Në fakt asnjëherë nuk e kam kuptuar përse është e vështirë deri e pa pranueshme të jesh vetvetja por duhet të jesh (të imitosh) dikë tjetër.Z. Editoni, a je I madh ti apo i vogël realiteti mediatik, as këtë nuk e kuptuar akoma. Gjithsesi, shkrimin "Katunarja" e kam të shenjtë po aq sa komunistët librin e kuq në botën e tyre pa Zot e pa shenjtër!

    Përgjigju
  • F.boja kruje: 03/11/2024 17:06

    Mendje brilante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet