I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit, lirohet Denis Demiri! Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për shuarje të masës së sigurisë

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit, lirohet Denis Demiri! Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për shuarje të masës së sigurisë

Denis Demiri dhe viktima Memli Begalla

TIRANË-Denis Demiri, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në shkurt të 2018-ës është lënë i lirë.  Kjo sepse masa e tij e sigurisë është shuar.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës që ktheu vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen, avokati i Demirit, Sokol Tahiraj dorëzoi kërkesë për shuarjen e masës së dhënë për të akuzuarin.

Avokati argumenton se nga analiza e provave dhe afateve të pezullimit rezulton se paraburgimi i urdhëruar ndaj të pandehurit ka humbur fuqinë dhe gjykata duhet të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të tij. Kjo kërkesë është pranuar dhe Denis Demiri ështëg lënë i lirë.

25 vite burg ka vendosur Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për Denis Demirin i përfshirë në vrasjen e Memli Begallës në 14 shkurt 2018 në Bllok. Ndërsa për të dyshuarin tjetër si i përfshirë në atë ngjarje Ardian Serezin prokuroria pushoi hetimet por gjykata vendosi të rihetohet roli i tij.

Biznesmeni Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e 14 shkurtit të 2018 teksa  ishte duke u kthyer në shtëpi në zonën e Bllokut kur një person u afrua dhe e qëlloi me 1 plumb në kokë. Begalla gjeti vdekjen e menjëhershme ende pa u ngjitur tek shkallët e pallatit që e çonin në shtëpi. Autorët përdorën tunelin që ndodhet në rrugën "Nikoll Tupe" në zonën e bllokut për të shkuar tek Memli Begalla dhe janë larguan me një makinë tip BMË.

Pas analizimit të kamerave të sigurisë në zonë por edhe të shumë materialeve hetimore që u gjetën në vendngjarje në prangat e policisë vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë ranë Denis Demiri dhe Ardjan Serezi. Të dy këta  persona u mbajtën në monitorim dhe në një bashkëbisedim që ata kishin me njëri-tjetrin në një bar-kafe,  shpreheshin se “shpëtuam, nuk na zbuluam dot”.

Pikërisht ky përgjim çoi në arrestimin e tyre dhe sigurimin edhe të disa provave të tjera shkencore që u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe që u morën tek makina BMV. Në atë kohë vrasja e Memli Begallës u lidh me një sasi prej 1 ton drogë që u sekuestrua në Tepelenë, ku në 2014 u arrestua Ardian Serezi si dhe me disa borxhe të pashlyera nga ana e ish biznesmenit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trrnaskop Kacija: 07/08/2021 07:02

    Pse ky do ta shijoje lirine? Aty ku ka vrare po aty do tja kepusin koken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vinicius zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit, çmimet e

Vinicius zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit, çmimet e "Globe Soccer"! Dominon Real Madrid